Presioni ndaj Serbisë nuk ka qenë kurrë më i madh. Kështu pretendon ministri i Financave në serbi, Sinisha Mali, i cili konfirmoi se presidenti i vendit Aleksandër Vuçiç u ka dërguar letra liderëve europianë, këtë mëngjes, për çështjen e anëtarësimit të mundshëm të Kosovës në Këshillin e Europës. Siç pretendon ai, presidenti Vuçiç u ka shkruar kancelarit të Gjermanisë Olaf Sholc, presidentit francez, Emanuel Macron, dhe liderëve të tjerë. “Nuk e kam parë presidentin më të shqetësuar se këto ditë. Presionet dhe problemet nuk kanë qenë kurrë më të mëdha”, deklaroi ministri i Financave që përmendi si sfida, Kosovën, sanksionet ruse dhe rezolutën për Srebrenicën. “Sfida e parë për ne është pikërisht Këshilli i Evropës dhe lufta që na pret”, tha Mali, duke shtuar se Serbia do të bëjë gjithçka që anëtarësimi i Kosovës të mos ndodhë. Ai theksoi se kushdo që e njeh Vuçiçin, e di se dorëzimi për të nuk është një opsion dhe se ai gjithmonë fiton. Mali vuri në dukje se arsyet e shqetësimit janë objektive dhe vuri në dukje se zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian, në Britaninë e Madhe, SHBA, dhe se tani është presioni për të përfunduar gjithçka nëse është e mundur para atyre zgjedhjeve. Kujtojmë se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka urdhëruar Qeverinë e Serbisë që të formojë një ekip për ta udhëhequr fushatën kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Grupi punues do të udhëhiqet nga Ivica Daçiç, që është kryediplomati i Serbisë, së bashku me shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç.Anëtarë në këtë ekip do të jenë edhe ministrja serbe për Integrime Evropiane, Tanja Mishçeviç, dhe ministri i Tregtisë, Tomisllav Momiroviç.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë