BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x
BREAKING NEWS

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për “ditët e zeza” që po trokasin, Altin Dumani dhe prokurorët i tregojnë zyrtarit të lartë të DASH dosjet e korrupsionit që kanë mbushur zyrat e Prokurorisë së Posaçme, amerikanët duan “kokat” e të pa...

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për
x
BREAKING NEWS

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin financiar që u bëri xhepave të shqiptarëve, si u përjashtuan nga tenderi 5 kompani, dyshimet për garë të manipuluar

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin
x
BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x

Rajoni

Sërish telashe për presidentin serb, mediat e Beogradit publikojnë skandalin e radhës, dy audio-përgjime nxjerrin zbuluar regjimin e Vuçiçit, ja si u manipuluan zgjedhjet e vitit të kaluar

Sërish telashe për presidentin serb, mediat e Beogradit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, refuzoi thirrjet për një hetim ndërkombëtar lidhur me parregullsitë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale, që nxitën protesta të dhunshme nga opozita, në dhjetor të vitit të kaluar.  Duke refuzuar çdo hetim të jashtëm, Vuçiç tha se zgjedhjet ishin “çështje e institucioneve shtetërore serbe". Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës”, që doli e dyta në zgjedhjet parlamentare, e ka akuzuar partinë e Vuçic për mashtrime të gjera zgjedhore, akuza që autoritetet i mohojnë. Sipas Vuçiç koalicioni “Serbia kundër dhunës”, që udhëhoqi asokohe protestat, e kundërshtoi rezultatin zgjedhor sepse sipas tij,  nuk doli mirë në zgjedhje ashtu siç priste. Në zgjedhjet parlamentare, koalicioni “Serbia kundër dhunës” ka dalë në vendin e dytë me 23.56 për qind të votave, pasuar nga Partia Socialiste e Serbisë me 6.56 për qind. Megjithatë, tani, pas gjysmë viti, një tjetër skandal po nxjerr në pah mashtrimet dhe problemet e thella të regjimit të Vuçiçit. Duke qenë se janë audio-përgjime, nuk dihet si do të justifikohet kësaj here presidenti i Serbisë.

“Votat kapilare”

Sistemi i votave kapilare ishte zhvilluar nga Partia Përparimtare Serbe shumë kohë më parë dhe qytetarë të shumtë dëshmuan për mizorinë e kësaj metode. Mirëpo, tani në median serbe “Nova.rs” janë siguruar dy audio incizime në të cilat dëgjohet duke folur për të kryetari i komunës së Çajetinës dhe partisë Zdrava Srbija, Milan Stamatoviç. Ai u tha bashkëpunëtorëve të tij se duhet të mbledhin vota kapilare për SNS-në dhe se nëse nuk e bëjnë këtë, nuk mund të jenë as drejtor, as pastrues apo asgjë. Pas deklaratës së Milan Stamatoviç, e cila daton në tetorin e kaluar, se Partia Progresive Serbe mund të lëvizë votuesit nga komuna në komunë me qëllim të manipulimit të rezultateve të zgjedhjeve, “Nova.rs” ka hasur në një audio incizim në të cilin ai është regjistruar duke folur për makinacionet zgjedhore të SNS-së.

Audio-përgjimet

“Prandaj ju them të jeni të zgjuar. Ka të rinj që sapo kanë filluar, këtu ka njerëz më të vjetër, më me përvojë, hidhini një sy, punoni që të mos rrini nesër... Unë ju them, këta nuk kanë mëshirë. E shihni si sillet SNS, po t'i votoni, sa vota kapilare duhet të sillni, nuk u intereson. Nëse nuk e bën këtë, nuk mund të jesh drejtor apo pastrues, nuk mund të bësh asgjë”, thotë Stamatoviç. Në regjistrimin e dytë mund të dëgjohet se si Stamatoviç shqipton kritikat e sistemit të punës së partnerëve të koalicionit. “Dhe më lejoni t'ju them, ata e konsiderojnë mirësinë dhe dhembshurinë tonë si dobësi. Partia Progresive Serbe, ata kanë një metodë, deri diku të papranueshme për ne, por padyshim për ata njerëz është një metodë efektive. Jeni me ne apo jo, nëse nuk jeni, dilni në rrugë protestoni në rrugë dhe thoni çfarë të doni, por askush nuk do të tolerojë që të thoni gjëra të tilla nga shtëpia ku hani bukën”, tha Stamatoviç.

Afrimiteti me Vuçiçin

Milan Stamatoviç dhe partia e tij “Serbia e shëndoshë” ishin themeluesit e bllokut opozitar “Aleanca për Serbinë” në vitin 2018. Megjithatë, për shkak të vendimit të tij për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në Çajetinë të vitit 2020, ai u përjashtua nga SZS. Në ato zgjedhje komuna e Çajetinës Stamatoviç fitoi bindshëm, duke fituar 61 për qind të votave. Një vit më pas, në vitin 2021, filloi afrimi i kryetarit të komunës së Çajetinës me Partinë Përparimtare Srpska dhe Aleksandar Vuçiç. Me atë rast, Stamatoviç tha se ky takim mund të jetë simbol i fillimit të dialogut mes opozitës dhe pushtetit. Dhe një ide e shëndoshë mesa duket ka lindur pas dy vitesh dhe quhet “Lëvizja Popullore për shtetin” ose lëvizja e Aleksandër Vuçiçit. Në tetor 2023, Stamatoviç mori pjesë në kremtimin e 15 vjetorit të themelimit të Partisë Progresive Serbe dhe njoftoi se "Serbia e shëndoshë" kishte marrë një ofertë për t'u bashkuar me lëvizjen që formonte SNS-në. Shumë shpejt ai ka treguar se nuk e ka pranuar vetëm bisedën, por edhe bashkimin me lëvizjen, e cila as që u formua. I pyetur nëse i është bashkuar lëvizjes nga frika se mund ta humbasë Chajetinën, ai tha se nuk ka dyshime për këtë.