BREAKING NEWS

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113
x
BREAKING NEWS

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha
x
BREAKING NEWS

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e
x
BREAKING NEWS

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik: Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik:
x
BREAKING NEWS

Operacion antidrogë në Malësinë e Madhe

Operacion antidrogë në Malësinë e Madhe
x

Rajoni

SHBA-BE shtrëngojnë lakun rreth Kosovës dhe Serbisë, Escobar “zbarkon” në Serbi, takon Vuçiçin dhe kërkon marrëveshje në Ohër për zbatimin e planit “franko-gjerman”

SHBA-BE shtrëngojnë lakun rreth Kosovës dhe Serbisë, Escobar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet të takohen në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars, për të diskutuar zbatimin e planit 11-pikësh të BE-së. Pas vizitës së zyrtarit të lartë të BE, Lajçak, kanë “zbarkuar” dhe amerikanët në Ballkan. Përpara këtij takimi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë mesazhe të qarta për Beogradin dhe Prishtinën. Dje, emisari Special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka takuar presidentin e Serbisë. Diplomati amerikan shprehu shpresën se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, do të arrijnë shpejt një marrëveshje për zbatimin e krejt asaj çfarë iu kërkohet nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-të. Vuçiç falënderoi SHBA-në për mbështetjen që i japin dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe për angazhimin kur është fjala për sigurinë dhe mbrojtjen e popullit serb në Kosovë dhe formimin e Unionit të Komunave Serbe. “Një bisedë e hapur dhe e drejtë me përfaqësuesin amerikan. Besoj në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së”, ka shkruar Vuçiç në Instagram. Nga SHBA u njoftua se amerikanët e mbështetin plotësisht dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, si dhe se i dërguari special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, po udhëton në rajon për të mbështetur këtë proces. Ndërkohë, presidenti Vuçiç njoftoi se do të mbajë një fjalim të rëndësishëm pasditen e së enjtes për vizitat ndërkombëtare dhe takimin e Ohrit. Sakaq, pas Beogradit, i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor do të vijojë turin e tij me një vizitë edhe në Prishtinë.

Reagon ambasadori amerikan në Kosovë

Nga ana tjetër, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha dje se plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është një marrëveshje e përkohshme që siguron një ‘status quo’ më të mirë ndërmjet palëve, të cilat duhet të shfrytëzojnë këtë mundësi, të cilën ai e cilësoi të jashtëzakonshme. Ambasadori Hovenier i bëri këto komente në një takim me një grup gazetarësh në Prishtinë, në prag të bisedimeve të së shtunës në Ohër të Maqedonisë së Veriut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, të cilët muajin e kaluar i thanë po një plani të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, do të diskutojnë për udhërrëfyesin e zbatimit të tij për ta shndërruar atë në një marrëveshje të ndërmjetme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. “Dua të jem i qartë se Shtetet e Bashkuara nuk shohin të ketë një marrëveshje më të mirë në këtë kohë. Ky është një hap i rëndësishëm përpara. Është një mundësi e jashtëzakonshme që çon përpara qëndrueshmërinë rajonale dhe vendos marrëdhëniet Kosovë-Serbi në një ‘status quo’ shumë më të mirë”, tha ambasadori amerikan Hovenier.

Detaje nga plani

Edhe pse nuk thuhet publikisht, plani evropian nënkupton njohje të ndërsjellë, pasi kërkon që palët të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë tokësore të njëra-tjetrës. Kryeministri Kurti tha se ishte i gatshëm të nënshkruajë planin që më 27 shkurt në Bruksel, por kjo nuk ndodhi meqë pala serbe nuk ishte e kishte gatishmëri për një gjë të tillë. Presidenti serb, tha se një nga pikat e planit nënkupton që Serbia do të pajtohej me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe për këtë arsye nuk ishte i gatshëm të nënshkruaj.

“Është një marrëveshje e përkohshme dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në pozicionin e tyre se presin një marrëveshje përfundimtare që në fund do të jetë e përqendruar në njohjen e ndërsjellë. Ky është qëllimi dhe kjo marrëveshje na sjell shumë më afër”, tha ai. Ambasadori amerikan në Prishtinë tërhoqi vëmendjen në konsensusin e gjerë perëndimorë rreth planit dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj integrimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike. Nëse arrihet marrëveshja në Ohër atëherë tha ai, do të shihet ripërtëritja e përkushtimit amerikan për përmbushjen e këtij synimi.

Më të lexuarat