BREAKING NEWS

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe në kërkim më të fortët e vendit, goditen politikanë, ish-drejtorë edhe punonjës të Policisë së Shtetit, futen në lojë dhe ndërkombëtarët, zbardhen vrasje të bujshme, gjenden para e flori në b...

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe
x
BREAKING NEWS

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit në aksionin “blic” të SPAK kundër personazheve të njohur të botës së krimit

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të
x
BREAKING NEWS

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do të bëhet nga SPAK, Ervin Karamuço tregon të pathënat e operacionit më të madh që është bërë ndonjëherë në Shqipëri

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës në Zelandë të Re, Angli, Itali, Zvicër dhe Qipro dhe detajet e forta nga skema e pastrimit të parave të presidentit të Partisë së Lirisë me ish-ministrin e Transporteve dhe shoferin e Janull...

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës
x
BREAKING NEWS

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për të grabitur të dhënat e sistemit “TIMS”, gazetarja Klodiana Lala nxjerr detaje të bujshme nga skandali që tronditi Policinë e Shtetit dhe zbulon personin që refuzoi t’i jepte ish-drejtorit të IT kode...

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për
x
BREAKING NEWS

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas dëshmisë për inceneratorët, te lëshimi i të gjithë bashkëpunëtorëve në “gojën” e SPAK dhe zhvillimet që do të ndodhin për dosjen “Xibraka”, ja çfarë e pret Gazment Bardhin dhe Olsi Ram...

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë në arrest me burg dhe prova e fortë që kishte Kosta Trebicka për ish-kryeministrin që e fundos në aferën e ‘Gërdecit’

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë
x
BREAKING NEWS

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen e plotë të vrasjes së Pjerin Xhuvanit, kërkon nga SPAK nisjen e hetimeve për ekzekutimin që tronditi Elbasanin, si u rekrutuan kriminelë, rikthehet në skene implikimi i Gazmend Bardhit si dre...

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen
x

Rajoni

SHBA merr në dorë finalizimin e marrëveshjes Prishtinë-Beograd, Escobar në rolin e “xhandarit” në takimin e Ohrit mes Kurtit dhe Vuçiçit për nënshkrimin e planit “franko-gjerman”

SHBA merr në dorë finalizimin e marrëveshjes

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po hyjnë në lojë për të finalizuar sa më shpejt një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Për javë të tëra, diplomatë të lartë nga Brukseli dhe Uashingtoni po bëjnë pelegrinazhe në kryeqytetet e të vendeve, Beograd dhe Prishtinë, për të bindur Serbinë dhe Kosovën që të pranojnë planin “franko-gjerman”. Të dy vendeve të Ballkanit Perëndimor, të dërguarit perëndimorë kanë kërcënuar me izolim politik dhe ekonomik nëse nisma e tyre e fundit refuzohet përsëri si ka ndodhur shpesh në të kaluarën. Këtë herë Serbia dhe Kosova nuk kanë nga të shkojnë, pasi “xhandar” kryesor do të jetë vetë SHBA. I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit në rundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.  “Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Escobar do të udhëtojë për në Ohër të Maqedonisë së Veriut për të mbështetur këtë proces”, thanë për REL-in nga Ambasada amerikane në Shkup. Në takimin midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, blloku evropian pret që liderët të pajtohen për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve.

Marrëveshja në Ohër dhe roli i SHBA

Takimet dypalëshe pritet të nisin paraditen e së shtunës. Kryeministri Kurti është shprehur i gatshëm që gjatë takimit të Ohrit të nënshkruajë propozimin evropian, por Vuçiç ka shprehur qëndrimin se nuk i shkon “në mendje” të nënshkruajë “kapitullimin e Serbisë”. Propozimi i BE-së synon t’i çojë palët drejt një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të raporteve. Ky propozim ka mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara, që ka argumentuar se “nuk ka marrëveshje më të mirë”. Escobar, gjatë një konference për media në Beograd më 16 mars, u bëri thirrje liderëve të Kosovës dhe Serbisë që të jenë konstruktivë dhe fleksibil gjatë takimit të Ohrit. “Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon”, tha zyrtari amerikan. “Pritjet tona janë që të dy liderët të jenë në gjendje të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe që ata do të punojnë për ta bërë këtë marrëveshje realitet. Të mendojnë për pengesat, të kërkojnë mënyra për t’i kapërcyer ato dhe të largohen nga takimi duke kuptuar se do të vazhdojnë të punojnë deri në zgjidhje”, shtoi ai.

Mesazhi i qartë i Escobarit

Nga ana tjetër, kryetari i Lëvizja e qytetarëve të Lirë në Serbi, Pavle Grboviç, ka thënë se gjatë takimit me Përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, këtij të fundit i ka thënë se “Serbia duhet të jetë pjesë e hapësirës politike të krijuar nga SHBA-ja dhe BE-ja dhe për këtë ne mbështesim propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”. Gërboviç shtoi se në takim nga Escobar morën garanci se “formimi i Asociacionit është prioritet absolut, si dhe se çështjet e sundimit të ligjit, lirisë së mediave dhe pavarësisë së institucioneve në Serbi nuk do të injorohen”. “Serbia ka një shans të madh që më në fund të dalë nga rrethi vicioz i humbjeve të vazhdueshme, izolimit politik dhe vetmisë dhe të ndërtojë një partneritet solid me vendet më të fuqishme dhe më të zhvilluara në botë”, tha ai.

Njohja e Kosovës

Propozimi, teksti i të cilit është bërë publik nga BE-ja, përbëhet nga 11 nene. Aty nuk përmendet njohja e ndërsjellë. Megjithatë, në nenin 4 nënkuptohet njohja e Kosovës, pasi aty  thuhet se palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës. Propozimi përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Më të lexuarat