EULEX duhet të fillojë të dorëzojë kompetencat ekzekutive tek institucionet kosovare në mënyrë graduale. Diskutimi i mandatit të EULEX në Kuvendin e Kosovës nuk duket të jetë parimorë, duke marr parasysh që janë vetë ligjvënësit ata të cilët kishin ftuar këtë mision evropian për sundim të ligjit, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike.
Shpend Kursani nga Instituti Kosovarë për Zhvillim dhe Hulumtim të Politikave KIPRED ka theksuar se ky diskutim për mandatin e EULEX, bëhet tani në kohën kur ky i fundit ka filluar ti arrestojë ish luftëtarët e UÇK, duke i akuzuar ata për krime luftë.
“Qeveria e Kosovës më shumë e ka nxitur këtë debat në Kuvend, për shkak se po e ndihen një deficit patriotik, në kohën kur EULEX po bën hetimet dhe arrestimit e individëve, të cilët i akuzon për krime lufte”, është shprehur Shpend Kursani. Zyrtarisht misionit të EUKLEX i skadon afati në qershor të 2014.