BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x
BREAKING NEWS

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për “ditët e zeza” që po trokasin, Altin Dumani dhe prokurorët i tregojnë zyrtarit të lartë të DASH dosjet e korrupsionit që kanë mbushur zyrat e Prokurorisë së Posaçme, amerikanët duan “kokat” e të pa...

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për
x
BREAKING NEWS

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin financiar që u bëri xhepave të shqiptarëve, si u përjashtuan nga tenderi 5 kompani, dyshimet për garë të manipuluar

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin
x
BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x

Rajoni

Shpërndarje e Kuvendit të Kosovës? Memli Krasniqi i jep fund dilemës: Tashmë është ezauruar, ndjej keqardhje që nuk mund të kemi zgjedhje të parakohshme

Shpërndarje e Kuvendit të Kosovës? Memli Krasniqi i jep fund

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha të mërkurën se tashmë janë shterruar të gjitha mundësitë për shpërndarjen e parlamentit të Kosovës, që do t’i hapte rrugë organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në vend.

“Partia Demokratike doli me qëndrimin e saj duke propozuar madje dy data konkrete për zgjedje të parakohshme, 30 qershorin dhe 7 korrikun. Sot me 29 maj, ashtu siç e kam deklaruar si afat në letrën e dërguar tre udhëheqësve politik të partive parlamentare, duke ndjerë keqardhje për shtetin dhe qytetarët ju njoftoj se mundësia për shpërndarjen e parlamentit të Kosovës tashmë është ezauruar”, tha ai në një konferencë shtypi.

Kjo nismë e Partisë Demokratike pasoi një takim dy javë më parë ndërmjet kryetarit të kësaj partie Memli Krasniqi dhe kryeministrit Albin Kurti, në të cilin është diskutuar edhe për zgjedhjet e reja.

Lëvizja Vetëvendosje në pushtet ka shprehur gatishmërinë të mbështesë shpërbërjen e parlamentit në rast se mbështetet nga të gjitha partitë opozitare.

Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në opozitë këmbëngulin në dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti si kusht për shpërndarjen e parlamentit.

Lidhja Demokratike tha të mërkurën në një njoftim se në mbledhjen e dytë të Këshillit të Përgjithshëm është miratuar “unanimisht qëndrimi i kryetarit, Lumir Abdixhiku dhe i Kryesisë lidhur me zgjedhjet e parakohshme në vend…Kryeministri duhet të japë dorëheqje për dështimet e tij në çdo fushë, pastaj të bëhet shpërndarja e Kuvendit dhe krejt në fund të caktohet data e zgjedhjeve”.

Zoti Krasniqi kritikoi sot të dy këto parti për mosmbështetjen e nismës duke theksuar se në këtë rast më i rëndësishëm ishte qëllimi sesa mënyra.

“Refuzimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për ne mbetet befasues. Nuk dëshiroj të spekuloj se a janë të papërgatitura partitë tjera opozitare, a kanë nevojë për më shumë kohë, por një gjë e di – nuk më kujtohet ndonjë rast tjetër në historinë e demokracisë parlamentare ku qeveria thotë ‘ejani të shkojmë në zgjedhje jam e gatshme’ e opozita thotë ‘jo vazhdoje mandatin deri në fund’. Këtë e kam të vështirë ta kuptoj por edhe ta arsyetoj”, tha kyetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi.

Kryetari i parlamentit të Kosovës që vjen nga radhët e partisë në pushtet, Glauk Konjufca, tha sot se shpërndarja e parlamentit kërkon konsensus të gjerë dhe jo vetëm ndërmjet dy partive.

“Nëse nuk arrihet konsensus i të gjitha subjekteve që të shkohet më tej duke qenë të sigurtë që kemi numrin mbi 80 deputetë dhe jo që të jemi në kufi sepse mund edhe të mos bëhet shpërndarja e parlamentit, sic e dini kërkon dy të tretat e votave dhe vetëm shumica me Partinë Demokratike të Kosovës do të ishin në kufi të këtij numri. Kjo është arsyeja përse kemi kërkuar një konsensus më të gjerë, në kampin opozitar nuk ka pasur pajtueshmëri kështu që unë mendoj se goxha shumë këto ditët e fundit janë ulur shanset që parlamenti të shpërndahet”, tha ai.

Mandati i qeverisë aktuale përfundon në fillim të vitit 2025. Përgjatë tij partitë opozitare kanë kritikuar qasjen e qeverisë kundruall proceseve politike dhe aleatëve të saj perëndimorë duke e akuzuar atë për dështim në përpjekjet për anëtarësim në Këshillin e Evropës./VOA