BREAKING NEWS

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet hapur, nga dënimi i Sali Berishës, burgosja e Fredi Belerit, te arratisja e Arben Ahmetajt dhe hetimet e SPAK ndaj Ilir Beqajt, ja çfarë pritet të ndodhë me dosjet “përvëluese”

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani i Ramiz Alisë për të rrëzuar bustin e Enver Hoxhës, si i liruan në fshehtësi bulonat, infiltrimi i Berishës dhe roli i Hekuran Isait, shumica e studentëve të dhjetorit ’90 ...

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani
x
BREAKING NEWS

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës rrëfen të pathënat: Ja çfarë ndodhi më 20 shkurt 1991, nga telefonata alarmante e Adil Çarçanit për zhdukjen e videos, roli i Sali Berishës, Ramizit, Nexhmijes, infiltrimi i sigurimsa...

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të
x
BREAKING NEWS

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj reagon për herë të parë dhe tregon si qëndron e vërteta, i cilëson sulmet e tij shpifje dhe i kërkon të bëhet burrë e të përballet me drejtësinë

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës,
x
BREAKING NEWS

Edi Rama dhe Belinda Balluku përfundojnë në SPAK për aferën e inceneratorëve dhe rrugën Korçë-Ersekë, zbardhet dosja e PD zyrtare me provat “përvëluese”

Edi Rama dhe Belinda Balluku përfundojnë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

Thellohen hetimet për Koncesionin e Sterilizimit, SPAK pyet për dy orë Ogerta Manastirliun, nga ndryshimi i kontratës koncesionare, te rritja e kostos në mënyrë abuzive për buxhetin e shtetit, ja vendimet që mund ta fundosin

Thellohen hetimet për Koncesionin e Sterilizimit, SPAK pyet për dy
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja pse Blinken erdhi në Tiranë dhe arsyet pse refuzoi të takojë opozitën, baza e Kuçovës investim amerikan dhe mesazh për Moskën

Kreshnik Spahiu: Ja pse Blinken erdhi në Tiranë dhe arsyet pse refuzoi
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Amerikanët investuan te Sali Berisha, ja e vërteta tronditëse që mësuan kur e futën në skaner pas vitit ’94, nga përplasja me senatorët e SHBA, te akuzat për luftë civile në 1997 dhe të gjitha mesazhet e fshehta të Blinken nga vizita në Tir...

Frrok Çupi: Amerikanët investuan te Sali Berisha, ja e vërteta
x

Rajoni

Shqipëria palë me Rusinë kundër Kosovës, ministri Hasani nuk bojkoton Lavrovin, ja skenarët si u bllokua kryediplomati rus nga bullgarët dhe u braktis nga liderët evropianë

Shqipëria palë me Rusinë kundër Kosovës, ministri

Në takimin vjetor të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Shkup, kryefjala, ndonëse pa dëshirën e shumëkujt, ishte shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov. Ardhja e tij shkaktoi polemika mes anëtarëve, pasi disa delegacion bojkotuan fjalimin e tij, pa u menduar dy herë. Ukraina, Polonia dhe vendet baltike anuluan pjesëmarrjendhe për lëvizjen e Bullgarisë do të flitet gjatë.  Liderët evropianë u ngritën dhe u larguan nga salla e konferencave menjëherë pasi kryetari i OSBE-së, nikoqiri i samitit, shefi i diplomacisë maqedonase Bujar Osmani, e njoftoi fjalimin e Lavrov. Megjithatë, bisedimet dypalëshe u zhvilluan midis tij dhe disa ministrave të jashtëm të BE-së, duke përfshirë, Shqipërinë dhe Austrinë. Pra skandali ishte se një nga politikanët që nuk e braktisi ishte ministri shqiptar Igli Hasani. Një detaj jo i mirë për vendin tonë, pasi në një farë mënyre Shqipëria u bë palë me Rusinë kundër Kosovës. Gjithashtu, në rrjetet sociale është shfaqur një video e realizuar nga një diplomat rus i pranishëm në sallë, ku shihet se Lavrov nuk përshëndeti askënd rrugës për në ndenjësen e tij dhe as ndonjë nga kolegët e tij nuk i afrohej. Lavrov, ka përshëndetur vetëm ministrin e Punëve të Jashtme të San Marinos, Luca Beccari, i cili, sipas protokollit, është ulur në të djathtë të delegacionit të Federatës Ruse. Vendi në të majtë ishte i rezervuar për delegacionin rumun, i cili ishte bosh në momentin e mbërritjes së Lavrov.

“Zig-zag” në qiell

Rusia ka akuzoi Bullgarinë se nuk ka lejuar që avioni me të cilin po udhëtonte ministri i Jashtëm Sergei Lavrov të fluturonte në hapësirën e saj ajrore, duke detyruar që të ndryshojë itinerar.  Avioni u detyrua të merrte një rrugë më të gjatë mbi Greqi për të dërguar Lavrov në takimin e ministrave të jashtëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Shkup, Maqedonia e Veriut. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e quajti qëndrimin e Bullgarisë 'absurd', shkruan Reuters. “Rruga e fluturimit është dashur të zgjatet për shkak të refuzimit të autoriteteve bullgare për të lejuar fluturimin e avionit me zëdhënësen e MPJ-së ruse, Marija Zakharova”, shkruhej më tej në artikull. Në shënimin e MPJ-së bullgare, të cilën e kanë parë mediat ruse, thuhet se leja për pjesëmarrje në takimin në Shkup i është dhënë ministrit Lavrov dhe delegacionit të tij, por se leja nuk vlen. Maria Zakharova, e cila është në listën e personave të sanksionuar nga BE-ja, komentoi në Telegram se vendimi ishte "marrëzi e rrezikshme e ndonjë shakaxhiu në strukturat qeveritare në Bullgari". Ajo pretendon se për herë të parë në histori, një vend ndaloi një aeroplan të fluturonte mbi një person, sepse një aeroplan rus lejohej të fluturonte mbi hapësirën ajrore bullgare. Gjithashtu, Zakharova sugjeroi se Rusia mund të zbatojë ndalime të ngjashme fluturimi për mijëra zyrtarë të NATO-s.

Sulmet ndaj OSBE

Por nuk mbaroi me kaq. Problemet e vërteta të Lavrov u shfaqën pas fjalimit të tij.  Ministri i Jashtëm rus tha se OSBE është në prag të kolapsit dhe se Perëndimi po vret shanset për ringjalljen e kësaj organizate. Lavrov shtoi se perspektivat e organizatës janë të paqarta dhe kujtoi se organizata u shkatërrua në vitin 1999. “Dukej se fundi i konfrontimit bipolar e bëri të pakuptimtë ekzistencën e Aleancës Atlantike. Vendet e NATO-s dhe BE-së shkatërruan dimensionin ushtarako-politik të OSBE-së. Në vitin 1999, NATO kreu një agresion brutal të pa maskuar kundër Jugosllavisë, një anëtare e OSBE-së dhe OKB-së. Dhe në vitin 2008, në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe parimin e paprekshmërisë së kufijve në Evropë nga Akti Final i Helsinkit, Serbisë iu grabit Kosova pa asnjë referendum”, theksoi Lavrov.“Në këtë drejtim, me keqardhje themi se OSBE-ja e mirëpret këtë përvjetor në një gjendje të dhimbshme dhe perspektivat e tij janë të paqarta. Le të pranojmë që organizata është në buzë të humnerës”, tha ministri rus.