BREAKING NEWS

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr për herë të parë detajin e bujshëm dhe tregon si do të hapet “Kutia e Pandorës” nga SPAK e shërbimet e huaja për krime, vrasje, afera dhe pazare të pista në Shqipëri

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr
x
BREAKING NEWS

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet në PS? Edi Rama i hap rrugën SPAK për emrat e zhytur në afera, ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët paralajmërohen se s’do kenë mbështetje politike

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si doli kundër lirimit të tyre në vitet ’90 dhe si mbrojti me zell vijën sektare të Partisë së Punës

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si
x
BREAKING NEWS

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës, si korrupsioni me Fazlliçin dhe lidhjet me bosin hasian të krimit në Londër alarmuan anglezët, zbardhet dokumenti

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për pensionistët, nga mënyra e vetme për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra gjatë kohës së kooperativave bujqësore, te skema e re për rritjen e më shumë të ardhurave për reziden...

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për
x
BREAKING NEWS

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro në prona, në skemë janë futur dhe familjarët, ja si tentuan të shpëtojnë disa pasuri, Agjencia e Inteligjencës Financiare nxjerr detajet e forta

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x

Rajoni

Si u vra nga bandat kriminale ish-ushtari i UÇK-së, flet nipi: Ishte duke fjetur

Si u vra nga bandat kriminale ish-ushtari i UÇK-së, flet nipi: Ishte

Veli Sadiku, 55-vjeçar nga Mitrovica për më shumë se 15 vite ka jetuar në Dijon të Francës. Mesnata e së shtunës ishte fatale për të, pasi teksa po flinte në katin e parë të banesës së tij, e ku të pranishëm ishin edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët, ai u godit nga plumbi i kallashnikovit dhe mbeti i vdekur në vend.

Për vdekjen e ish-ushtarit të UÇK-së ka folur nipi i tij i cili ka treguar se Veliu nuk ka pasur lidhje me bandat kriminale, por ka qenë viktimë e përleshjes së tyre. Edhe autoritetet franceze e kanë konfirmuar se 55-vjeçari nga Kosova nuk ka qenë shënjestër i gjuatjeve me armë.

Visar Sadiku, nipi i ish-ushtarit të UÇK-së, për RTV Dukagjini ka rrëfyer se si nisi ngjarja tragjike.

“Këto informacione janë, janë gju ato dy grupet në mes veti, ky ka qenë flejtë. Qysh ka shënu aty, në orën një të natës ose kah ora 12 e diçka ka ndodhur rasti, edhe ato dy bandat kriminale janë kapur në mes vete për shkak të drogës që e kanë shitur ai ka jetu aty edhe ja kanë fut kallash ata njëri tjetrit”

Numri i të vdekurve mund të ishte edhe më i lartë. Në banesë përpos Veliut, të pranishëm ishin edhe bashkëshortja e tij, vajza 23 vjeçe dhe djali 24 vjeç. Familja Sadiku sipas nipit nuk ishte shënjestër e sulmit.

Visar Sadiku ka shtuar se “(do të thotë ky nuk ka pasur të bëjë asgjë me ata). Jo jo, ky veq që ka jetu, shembull, se këtu në Francë nëpër hyrje të banesave shesin drogë, edhe ky në hyrje aty e ka pasur dhomën afër aty, nuk ka qenë ky caku. Por e ka kapur plumbi i kallashit aksidentalisht. Krejt familja kanë qenë fjetur aty.”

Mediat franceze raportojnë se Prokurori i çështjes, Olivier Caracotch ka konstatuar se 55-vjeçari nga Mitrovica ishte viktimë e të shtënave që nuk ishin të destinuara për të. Sipas prokurorit personat që udhëtonin me një automjet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të ndërtesave ku mbeti i vdekur Veli Sadiku. Shumica e familjes së tij ka më shumë se një dekadë që jetojnë në Francë.

“Veli Sadiku me rrethin e tij të gjerë kanë shtëpi këtu në lagjen e njohur si “Tuneli i Parë” në Mitrovicë. Sipas familjarëve pas procedurave të obduksionit, trupi i tij do të sillet për t’u varrosur në vendlindje.”

RTV Dukagjini ka kërkuar informacione zyrtare nga Ministria e Jashtme e Kosovës lidhur me këtë rast, por të njëjtit gjatë ditës nuk janë përgjigjur.