BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x
BREAKING NEWS

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku, në skenë del dhe kompania e oligarkut rus Oleg Deripaska, KLSH liston shkeljet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku,
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para prokurorëve specialë për njohjen me Mërtirin dhe Zoton, tentativat e partneres së ish-zv/kryeministrit për të zhdukur dokumentin e rëndësishëm dhe shitjet fiktive të kryera me qellim ...

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para
x
BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të Kuvendit, përjashtimin e deputetëve që ushtrojnë dhunë nga 30 ditë e zbret në 10, ja ndëshkimi i ashpër që do të jepet për ligjvënësit që përdorin tymuese gjatë seancës plenare...

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të
x
BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x

Rajoni

"Sjellje patetike është tipike për Vuçiçin, e turpshme", avokati serb bën paralajmërimin e fortë: Përshkallëzimi në Bosnje është përpara nesh

"Sjellje patetike është tipike për Vuçiçin, e

Avokati serb Cedomir Stojkoviç i ftuar në një intervistë televizive, analizoi situatën mbi atë çfarë po ndodh në Serbi. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç foli në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 23 maj mbi rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës në Bosnje-Hercegovinë.

Ai e konsideron sjelljen e Vuçiçit si të turpshme dhe shton se përshkallëzimi në Bosnjë është shumë pranë.

“Qeveria serbe që përbëhet nga liderët ushtarakë dhe kjo pjesë e qeverisë së re përbëhet edhe nga shumë agjentë rusë që janë të fokusuar tek shkallëzimi që mund të vijë nga Bosnje Hercegovina. Dhe këtu kemi të bëjmë me atë çfarë Milorad Dodik tha. Për zhdukjen e Bosnjes, dhe po shohim që ky ishte plani. Ata e kanë planifikuar këtë për një kohë të gjatë dhe kjo është arsyeja pse kemi këtë qeveri. Nuk është një qeveri pro-evropiane. Nuk është ajo qeveri që duhet ta sjellë Serbinë pranë Bashkimit Europian, por është një qeveri që do luftë. Prandaj besoj se përshkallzimi në Bosnjë është para nesh.”

Ai gjithashtu shprehet se politika e brendshme e Serbisë ndikon në mediat dhe publikun e gjerë serb. Sipas tij, populli serb nuk e ka idenë çfarë ndodh në realitet me politikat ndërkombëtare në Serbi.

“Kjo sjellje patetike është tipike për Vuçiçin. Ai e ka përdorur këtë metodë edhe kur është diskutuar për Kosovën. Serbia pati një pasojë nga komuniteti ndërkombëtar, por Vuçiçi ia përcolli këtë pasojë qytetarëve serb në mënyrë të kundërt, jo në mënyrën e duhur. Ai lufton kundër kësaj rezolute, dhe fakti që disa vende votuan kundër saj ai e ka shpallur si fitore për Serbinë. Të gjitha mediat në Serbi e kanë publikuar të tillë.” përfundon ai.