Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka paralajmëruar vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë në nivel teknik për javën e ardhshme, duke thënë se nuk pret asgjë nga takimi. Sipas Petkoviç ata insistojnë në formimin e Unionit të Komunave Serbe. Ai shtoi se kjo është shumë e rëndësishme për mbijetesën e serbëve në Kosovë dhe të ardhmen e tyre.Petkoviç theksoi se ata do të bëjnë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin me një qasje të tillë dhe për të ruajtur popullin serb në Kosovë. “Si gjithmonë, ne shkojmë të përgatitur me ekspertët tanë, me të gjitha temat që janë në tryezë. Jemi të gatshëm të diskutojmë gjithçka hapur. Ne posaçërisht insistojmë në formimin e Unionit të Komunave Serbe. Kjo është shumë e rëndësishme për mbijetesën e Serbët në Kosovë për të ardhmen dhe ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin me një qasje të tillë dhe për të ruajtur popullin serb në Kosovë”, tha Petkoviç sot për Radio Televizionin e Serbisë (RTS). 2 korriku pritet të jetë një datë e mundshme për një takim të ri mes Bislimit dhe Petkoviç. Kjo datë u paralajmërua edhe nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti para dy ditësh. “Do të provohet në fillim të korrikut, me gjasa më 2 korrik, ndërmjet dy kryenegociatorëve, që do të diskutojnë mbi sekuencimin. Por zbatimi i Marrëveshjes e ka të domosdoshme respektimin e saj”, tha Kurti pas dështimit të takimit trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi në Bruksel. Kurse Vuçiç njoftoi përmes llogarisë së tij në Instagram se gjatë takimit me Borrellin dhe Lajçakun ka insistuar në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por edhe ka shprehur përkushtimin për vazhdimin e dialogut.
“Ikën me kamion në Angli”/ Françeska ‘kunja’ për Sarën: Shumë fat të keq ka ky Bardhi
Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP 3”, Françeska Murati, ka treguar për fillimet e vështira të saj dhe të familjes në...
Lexo më shumë