Caktohet data 27 gusht për takimin e radhës midis kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiç. Ndërsa pritet një përshpejtim i procesit të dialogut Kosovë-Serbi, sapo administrata e Bashkimit Evropian të kthehet në zyra pas pushimeve verore.
Kështu ka thënë për mediat serbe Maja Kocijançiç, zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme të BE, Catherine Ashton.
Ndonëse institucionet e Bashkimit Evropian ndodhen në pushim kolektiv veror, takimet mes grupeve punese të Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të mbahen sipas planit, ka konfirmuar zyrtarja e BE.