Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur optimist se marrëveshja e arritur në Bruksel me 19 prill me homologun e tij serb Ivica Daçiç dhe e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, do të zbatohet.
Ai ka hedhur poshtë pretendimet e Serbisë se Prishtina zyrtare po rrezikon dështimin e marrëveshjes së Brukselit. Thaçi ka thënë se tashmë kanë filluar së implementuari disa marrëveshja shumë të rëndësishme, siç ka qenë mbyllja e stacioneve policore në veri, kurse së shpejti, ai tha se do të fillojë rekrutimi individual i njerëzve që duan të jenë pjesë e Policisë së Kosovës.
Kreu i Qeverisë tha se është shënuar progres substancial në të gjitha fushat, por ende ka zvarritje. Sidoqoftë, Thaçi u shpreh optimist se gjërat do të përmirësohen edhe më tepër në javët e ardhshme. Ai tha se zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, janë një mundësi e mirë për integrimin e serbëve të veriut të cilët i ka ftuar sërish që të marrin pjesë në zgjedhje.