BREAKING NEWS

“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha dorëheqjen nga gara për kryetar Bashkie në Korçë, Gjata zbardh prapaskenat e forta

“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha
x
BREAKING NEWS

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113
x
BREAKING NEWS

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha
x
BREAKING NEWS

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e
x
BREAKING NEWS

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik: Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik:
x

Rajoni

“Tradhti, nuk do ta japim Kosovën”/ Marrëveshja europiane për stabilizim i nxjerr nga ‘binarët’! Shpërthejnë protestat nën brohoritma: Serbët dhe rusët përgjithmonë...

“Tradhti, nuk do ta japim Kosovën”/ Marrëveshja europiane

Më 14 mars të ditës së djeshme, Serbët kanë mbajtur një protestë pasi janë kundër propozimit europian për stabilizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Djathtistët serb para protestuesve u prezantuan si studentë nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Beogradit dhe u shprehur se kjo ishte vetëm një “protestë demokratike”.

Është vërejtur tek protestuesit dhe mbajtja e simboleve nacionaliste dhe të krahut të djathtë.

Para Fakultetit të Filozofisë, organizatorët iu adresuan turmës, e cila brohoriste “tradhti” dhe “nuk do ta japim Kosovën”.

Organizatorët e protestës kërkuan që në takimin e Ohrit, më 18 mars, propozimi evropian të refuzohet publikisht, të merret vendim që të hiqet dorë nga negociatat dhe të mos zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, dhe të nisin negociatat nën ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara.

Protestuesit marshuan përmes rrugëve të qendrës së Beogradit, drejt ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese të Serbisë.

Gjatë marshit, protestuesit u dëgjuan duke brohoritur “serbët dhe rusët, vëllezër përgjithmonë” dhe “Serbia për serbët”.

Protesta paraprake, që u mbajt më 7 mars, u njoftua përmes rrjetit rus, Telegram. Protesta u thirr nga organizata e paregjistruar e të djathtës ekstreme Patrulla e Popullit, që ka organizuar disa protesta për të kundërshtuar politikat e Qeverisë serbe karshi Kosovës.

 

Organizatat dhe lëvizjet e krahut të djathtë në Serbi kundërshtojnë propozimin evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Propozimi evropian, që njihet edhe si propozimi franko-gjerman, ka mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara.

Pas gjashtë muajsh negociata me Kosovën dhe Serbinë, BE-ja muajin e kaluar publikoi propozimin që parasheh të çojë palët drejtë një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e raporteve.

Më 27 shkurt, gjatë takimit në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u pajtuan se nuk ka nevojë për negociata të mëtejme për këtë dokument dhe shprehën gatishmërinë që të punojnë në planin për zbatimin e këtij propozimi.

Dokumenti prej 11 nenesh – që është bërë publik nga Bashkimi Evropian – nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë, që Qeveria e Kosovës ka thënë se duhet të jetë në qendër të një marrëveshjeje eventuale për normalizim të raporteve.

Megjithatë, në nenin 2 të propozimit përmendet që palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës. Propozimi, po ashtu, përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog nën ndërmjetësimin e BE-së që nga viti 2011. Por, të dyja shtetet kanë synime të ndryshme sa i përket një marrëveshjeje finale. Kosova insiston në njohje reciproke, ndërkaq Serbia kërkon zgjidhje kompromisi.

 

 

 

Më të lexuarat