16 vjeçarja kishte ardhur në Kosovë pa aprovimin e prindërve të saj nën pretendimet për bashkëjetesë me të dyshuarin.
Mësohet se kanë qenë prindërit e të miturës që kanë lajmëruar policinë për vajzën e tyre ndërsa tutje pas hetimeve fillestare që janë zhvilluar është kryer edhe arrestimi i personit të dyshuar.
Ky rast është iniciuar si dhunim ndërsa palët janë intervistuar nga policia dhe është njoftuar prokurori i shtetit.
16 vjeçarja është dërguar në strehimore përkohësisht ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.