BREAKING NEWS

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka asistuar çdo seancë gjyqësore", Kreshnik Spahiu zbulon rolin e SHBA në çështjen e Saimir Tahirit

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka asistuar çdo seancë
x
BREAKING NEWS

Tensionet në veri të Kosovës, vjen reagimi i minutës së fundit nga Vuçiç

Tensionet në veri të Kosovës, vjen reagimi i minutës së
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i sekretares së MSH, reagon politikani i njohur: SPAK prapë me sardele në vend të krokodilëve si Rama

Arrestimi i sekretares së MSH, reagon politikani i njohur: SPAK prapë
x
BREAKING NEWS

Dy zyrtaret e MSH në pranga për korrupsion, zbadhen detaje nga dosja e SPAK

Dy zyrtaret e MSH në pranga për korrupsion, zbadhen detaje nga dosja e
x
BREAKING NEWS

Anila Hoxha del me detaje të reja, ja lëvizja e fundit që do të bëjë prokurori për çështjen e Saimir Tahirit

Anila Hoxha del me detaje të reja, ja lëvizja e fundit që do
x
BREAKING NEWS

Arrestohet zyrtarja e lartë në MSH, vjen menjëherë reagimi i Ramës

Arrestohet zyrtarja e lartë në MSH, vjen menjëherë reagimi i
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon urdhrin, arrestohet një tjetër zyrtare e qeverisë (Emri)

SPAK lëshon urdhrin, arrestohet një tjetër zyrtare e
x
BREAKING NEWS

“Puthi Melonin, por nuk rriti pensionin”, Lulzim Basha komenton veprimin e Ramës

“Puthi Melonin, por nuk rriti pensionin”, Lulzim Basha komenton
x

Rajoni

U kritikua për mos sanksionimin e Rusisë, Vuçiç ‘shuplakë’ BE-së, ja vendimi që ka marrë

U kritikua për mos sanksionimin e Rusisë, Vuçiç

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar në lidhje me deklaratën e shefit të politikës së jashtme dhe sigurisë të BE-së, Josep Borrell, se Serbia është vendi i vetëm në Europë që pretendon anëtarësimin, por refuzon ta harmonizojë politikën e saj të jashtme me atë të bllokut duke refuzuar në mënyrë të vazhdueshme të ndërmarrë sanksione ndaj Moskës mbi luftën në Ukrainë.

Vuçiç deklaroi se një vendim i tillë për të mos marrë sanksione, është sepse Serbia e bën politikën e saj si e pavarur.

“Unë kurrë nuk jam betuar për diçka ndryshe, përderisa ne mund ta ndjekim një politikë të tillë, këtë do të vazhdojmë të bëjmë”, tha ai.

Gati dy javë më parë, gjatë takimit që pati në Beograd me të dërguarin e BE-së për implementimin e sanksioneve, David O’Sullivan, Vuçiç nënvizoi se “ndonëse Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse, si partner i besueshëm, nuk do të lërë hapësirë që kjo të përdoret për veprime të paligjshme, të cilat do t’u mundësonin vendeve të treta të shmangin regjimin e masave kufizuese të BE-së”.

Ai gjithashtu tha se Serbia është “e përkushtuar ndaj bashkëpunimit me BE-në në fushën e politikës së jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes, me respektim të plotë të ligjit ndërkombëtar dhe detyrimeve që dalin nga MSA-ja dhe Korniza negociuese”.
Vizita e O’Sullivan erdhi pasi Komisioni Europian u kishte dërguar ndërkohë vendeve anëtare të bllokut propozimin e tij të fundit për sanksione kundër Rusisë, ku propozoheshin masa ndëshkuese edhe ndaj vendeve të treta që anashkalojnë qëllimisht sanksionet e BE-së.