BREAKING NEWS

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e politikanëve shqiptarë me kriminelët, vjen sot në Tiranë Lord Dingeman,  trajnime prokurorëve të SPAK për pastrimin e parave dhe sekuestro pronave, ja emrat “VIP” të rrezikuar, zbardhet projekti b...

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e
x
BREAKING NEWS

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si bandat shtetërore të drejtuara nga gjenerali Agim Shehu na zunë pritë tek Ura e Dajlanit, Spartak Braho kujton dhunën e ’96-ës dhe zbulon bisedën brenda makinës me zyrtarin e lartë të PS...

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si
x
BREAKING NEWS

Bujar Çela e Petro Koçi rrëfejnë tmerrin e majit ’96: Si u dhunuan, gjakosën dhe torturuan socialistët me urdhër të Sali Berishës, SPAK të hetojë ngjarjen

Bujar Çela e Petro Koçi rrëfejnë tmerrin e majit
x
BREAKING NEWS

Pakti për të eliminuar Reformën në Drejtësi, Berisha-Bardhi kundër rezolutës, por bëhen pjesë e komisionit special për të shpëtuar nga qelitë e SPAK

Pakti për të eliminuar Reformën në Drejtësi,
x
BREAKING NEWS

Largohet njeriu që i doli kundër SHBA për zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK, i hapet rruga profesoreshës së njohur

Largohet njeriu që i doli kundër SHBA për zgjedhjen e Altin
x
BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x

Rajoni

U vu në pranga pasi u identifikua si administrator i grupit famëkeq "Albkings", zbardhen detaje nga dosja e Edin Nevzadit që shpërndante foto dhe video intime të vajzave dhe grave në rrjet

U vu në pranga pasi u identifikua si administrator i grupit famëkeq

Prokuroria Themelore në Prishtinë të enjten dorëzoi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën për caktim të masës së paraburgimit ndaj Edin Nevzadit, administrator i grupit “Albkings”, i dyshuar për “Vjedhje të identitetit dhe kredencialeve”.

Ndërsa, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj Nevzadit.

Në dosjen e Prokurorisë, mësohet se ekziston dyshimi i bazuar se në vazhdimësi nga muaji nëntor i vitit 2023 e deri më 12 shkurt 2024 në Obiliq dhe qytete të tjera të ndryshme të Kosovës, në cilësi të njërit nga administratorët e grupit “Albkings” në aplikacionin Telegram e duke vepruar në bashkëkryerje me personat NN ende të paidentifikuar, ka ofruar dhe shpërndarë tek personat e tretë pa autorizim fotografi dhe video-intime të të dëmtuarës A.A., dhe numrin e telefonit të të dëmtuarës B.B, kinse e njëjta ofron shërbime seksuale.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari ka shpërndarë  të dhënat e identifikimit edhe të personave të tjerë-kryesisht të gjinisë femërore në grupin “Albkings” në rrjetin social Telegram, por edhe në rrjete të tjera siç është aplikacioni TikTok, për qëllime të prostitucionit siç janë emrat, mbiemrat, adresat dhe numrat e telefonave të tyre.

Me këtë, në bashkëkryerje me personat NN dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve” nga neni 277/H, paragrafi 2 e lidhur me nenet 31 dhe 77 të Kodit Penal.

Në kërkesën e Prokurorisë thuhet se më 2 shkurt 2024 kishin pranuar raportin njoftues dhe kërkesën për masa të fshehta nga Policia e Kosovës, për zbatimin e masës së fshehtë “Përgjim i telekomunikimeve dhe përdorimi i lexuesit -IMSI- identifikimim ndërkombëtar i shfrytëzuesit mobil”, të urdhërohet për përgjimin e internetit që shfrytëzojnë në telefona.

Kurse, më 7 shkurt 2024, thuhet se Prokurori i Shtetit ka marrë aktvendim për fillim të hetimeve kundër tre të pandehurve si dhe ka parashtruar kërkesë në gjykatë për lëshimin e urdhëresës për zbatimin e masës së veçantë hetimore, kurse një ditë më pas Gjykata Themelore në Prishtinë urdhëroi masën e veçantë sipas kërkesës. Aty thuhet se më 14 mars 2024, Gjykata ka lëshuar urdhëresën për ndërprerjen e masës, duke vepruar sipas kërkesës së Prokurorisë.

Gjithnjë sipas kërkesës, më 13 dhe 28 shkurt 2024, Prokuroria ka autorizuar Policinë për intervistimin e dëshmitarëve, si dhe ndërmarrjen e çdo veprimi për patrullimin online në rrjete sociale, si dhe identifikimin e të dëmtuarave dhe të dyshuarve, kurse më 17 prill 2024, kanë pranuar kallëzimin penal ndaj Edin Nevzadit.

Pas vlerësimi dhe analizimit të kallëzimit penal, provave materiale, deklaratave të të dëmtuarave dhe pjesërisht deklaratës së të pandehurit, vërtetimit për sekuestrimin e përkohshëm të sendeve, fotografive e postimeve të fotografive dhe videove intime të të dëmtuarave dhe vajzave tjera si dhe kredencialeve të tyre, Prokurori i Shtetit ka gjetur se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet.

Andaj me qëllim të sigurimit të tij në procedurë, për shkak të veprës penale, Prokuroria kërkoi caktimin e masës së paraburgimit.

Sipas Prokurorisë, provat personale dhe materiale në këtë fazë, vërtetojnë se i dyshuari ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet. Meqenëse i pandehuri është shtetas i lirisë, thuhet se po që se lihet në liri, ka gjasa të largohet nga Kosova dhe të jetë i paarritshëm në procedurë penale.

Po ashtu, thuhet se po që se i pandehuri lihet në liri, mund të koordinojë mbrojtjen me të pandehur të tjerë dhe se mund të ndikojë tek dëshmitarit dhe të dëmtuarat, veçanërisht tek njëra prej tyre, me të cilën ka qenë në lidhje, kështu mund të ndikonte të ndryshojë deklaratën në favor të tij.

“Vepra penale është kryer në vazhdimësi dhe bazuar në mënyrën e kryerjes së veprës penale, metodat e përdorura për kryerjen e veprës penale dhe faktin e kryerjes së veprës penale me qëllim të denigrimit të dinjitetit të femrave, ekzistojnë gjasat reale se i pandehuri mund të përsërisë veprën penale”, thuhet në njoftim.

Duke marrë për bazë të lartpërmendurat, Prokurori i Shtetit ka vlerësuar se në rastin konkret asnjë nga masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale përpos asaj të paraburgimit, nuk do të ishte adekuate.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë të enjten u ka bërë apel të gjitha të dëmtuarave në rastin e “Albkings”, përmes së cilit grup iu janë shpërndarë video dhe fotografi intime të tyre, si dhe të dhëna të tjera personale, që të bashkëpunojnë me organet e rendit, që të ndihmojnë në arrestimin e të dyshuarve.