Një grua ka rënë në prangat e policisë së Kosovës, pasi dyshohet se i ka shkaktuar dhunë psikologjike bashkëshortit të saj.
Kjo e fundit mësohet se pas marrjes në pyetje, është shoqëruar në qeli, ku po mbahet nën arrest.
Njoftimi i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
Pejë, 20.06.2024-16:10. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta i ka shkaktuar dhunë psikike viktimës mashkull kosovar, me të cilin bashkëjeton. Me vendim te prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.