Greqia po përballet me disa vatra zjarri. Raportohet se puna e zjarrfikësve ka qenë tepër e vështirë gjatë natës. Forcat e saj tokësore u përballen me frontet kritike të zjarrit. Beteja e forcave zjarrfikëse vazhdon në zjarrin që ra mëngjesin e së hënës në zonën e Portes Antimachia në Kos, ndërkohë raportohet për 6 të plagosur.
Forcat e Zjarrfikësve janë forcuar më tej dhe në vendngjarje po operojnë 102 zjarrfikës me 13 automjete dhe 7 grupe të njësive këmbësore.
Zjarri, sipas kosnews24.gr, shtrihet nga zona e gurores së vjetër deri në Kardamenë drejtpërsëdrejti përballë kalasë së Antimakisë, ndërsa flakët janë në rrethinën e banesave.
Policia njoftoi banorët dhe vizitorët e Kardamenës që të largohen nga zona dhe të drejtohen në drejtim të Antimakisë, pasi zjarri është afër fshatit.
Kryetari i komunës së Kos, Theodosis Nikitaras, në postimin e tij në Facebook ka apeluar për ndihmë nga grupet vullnetare për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit i cili vazhdon që prej mesditës së të hënës.
Dy fronte janë duke u zhvilluar në Kios, një në zonën Koukoudotsumbos dhe tjetri në jug të Sidirounda, sipas politischios.gr.
Pesë zjarrfikës dhe një zjarrfikës vullnetar në pension pësuan lëndime të lehta dhe u dërguan në spital për ndihmën e parë.
Në të njëjtën kohë, autoritetet proceduan në arrestimin e një shtetasi, si përgjegjës për shkaktimin e zjarrit në një zonë agro-pyjore në Lampi të Bashkësisë Lokale Sidiroundas në Kios dhe i është vënë një gjobë administrative prej 8,859,375 euro. Burri është ndaluar dhe nesër do të sillet në Prokurorinë Publike të Kios.
Dasmë së shpejti? Sara dhe Bardhi tregojnë planet për të ardhmen
Në një intervistë Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi kanë folur për herë të parë për jetën e tyre private, tani...
Lexo më shumë