BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Rajoni

VOA: Zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare tashmë pjesë e diskutimeve të partive politike në Kosovë

VOA: Zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare tashmë pjesë e

Partia Demokratike e Kosovës u kërkoi të hënën partive politike parlamentare mbështetje për një mocion për shpërndarjen e parlamentit të Kosovës javën e ardhshme, si rrugë për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

“Ju e dini që të vetëm si grup parlamentar nuk e kemi atë fuqi në Kuvendin e Kosovës, e kemi thënë në vazhdimësi gjitha dëmet dhe pasojat që po i vuajmë sot si qytetarë të këtij vendi dhe si shtet për shkak të qeverisjes jashtëzakonisht të dobët dhe degraduese dhe është mirë që së bashku këtë dakordim apo këtë gjuhë të përbashkët që kemi pasur si opozitë ta finalizojmë me një seancë e cila do të mbahej javën e ardhshme”, tha shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Mocioni mund të ngritet me nënshkrimet e 40 deputetëve, ndërsa duhen 80 vota në parlamentin 120 vendesh. Nëse deputetët merren vesh për shpërndarjen e parlamentit atëherë presidentja duhet t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme që duhet të mbahen më së largu 45 ditë pas shpalljes së tyre.

Partia Demokratike tha se shpërndarja e parlamentit para datës 30 maj do të mundësonte që zgjedhjet të mbahen në fund të muajit qershor apo në fillim të muajit korrik.

Nisma e Partisë Demokratike pasoi një takim javën e kaluar ndërmjet kryetarit të kësaj partie Memli Krasniqi dhe kryeministrit Albin Kurti, në të cilin është diskutuar edhe për zgjedhjet e reja.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha pas atij takimi se është i gatshëm të hap diskutimet me partitë opozitare në vend për të shpallur zgjedhjet e reja parlamentare.

Shefja e grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje në pushtet Mimoza Kusari Lila tha sot se subjekti i saj është i gatshëm të mbështesë shpërbërjen e parlamentit në rast se mbështetet nga të gjitha partitë opozitare.

“Megjithatë nuk mund ta bëjmë këtë vetëm me një grup parlamentar të opozitës. Opozita duhet të jetë e unifikuar në kërkesën e saj, në fund të fundit opozita është ajo që kërkon zgjedhje ose ndryshim të qeverisjes ndërsa konsiderojmë që kjo qeveri i ka plotësuar të gjitha kushtet për një mandat të plotë dhe të rregullt”, tha Kusari Lila.

Mandati i qeverisë aktuale përfundon në fillim të vitit 2025.

Lidhja Demokratike e Kosovës në opozitë ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti si kusht për shpërndarjen e parlamentit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha sot se shpërndarja e parlamentit në këtë fazë nënkupton një rrugëdalje për qeverinë e Albin Kurti.

Njëfarë forme marrjen e fajit nga Kuvendi për dështimin e qeverisë. Pra shpërbërja duhet të vjen vetëm atëherë kur arrijmë ta shkarkojmë një qeveri të dëmshme, vetëm atëherë kur dorëhiqet dhe me një deklaratë apo me gojë që do të tërhiqet por jo në asnjë situatë që Kuvendi i Kosovës të marrë një përgjegjësi që nuk i takon”, tha shefi i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

Por, dorëheqja, thonë vëzhguesit, nuk nënkupton me automatizëm zgjedhje të reja sepse pa një marrëveshje paraprake presidentja e vendit do të detyrohej t’i jepte një mundësi të re partisë në pushtet për formimin e një qeverie të re.

Sidoqoftë, zgjedhjet e reja tashmë janë bërë pjesë e diskutimeve dhe shumë analistë të pavarur pohojnë se ato do të mbahen në fillim të verës apo në vjeshtë, por para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Partia Demokratike tha të hënën se dështimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe përkeqësimi i marrëdhënieve me aleatët perëndimorë janë një argument shtesë për ta çuar vendin në zgjedhje të reja.

Kosova nuk u vu javën e kaluar në rend të ditës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pasi një pjesë e vendeve anëtare ritheksuan se kusht për përparimin e Kosovës është hedhja e hapave për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe./VOA