
Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese” që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Vuçiç “i jep duart” përfundimisht Putinit, presidenti serb bën kthesën drastike, zbulohen manovrat e fshehta të tij, si e mashtroi SHBA dhe BE për tensionet me Kosovën

Shkruar nga Marsela Shytia 7 Qershor 2023

Kur burimet perëndimore njoftuan se Serbia kishte rënë dakord të dërgonte armë në Ukrainë, marrëdhëniet mes Beogradit dhe Moskës duket se morën një goditje. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dukej se nuk ishte më aq i palëkundur në qëndrimin e tij, lidhur me të ashtuquajturin “aleat”, dhe këto dokumente u dukën qartazi si “thikë pas shpine”. Së fundmi, ai e ka konfirmuar qëndrimin e tij dhe një lloj ftohjeje me Moskën, për prestigjiozen britanike “Financial Times”, që i ka kushtuar një artikull marrëdhënieve mes Serbisë dhe Rusisë. “Financial Times” vëren se lëvizja pozitive e Beogradit zyrtar për të ndihmuar me armatim Ukrainën, e cila po zhvillon një qëndresë të pashembullt ndaj agresorit rus, është pasuar nga një ndryshim i dukshëm i qasjes së komunitetit ndërkombëtar ndaj Serbisë, siç tregohet edhe në përplasjet e fundit me Kosovën.
Deklaratat e Vuçiç
“A ka mundësi që të ndodhë? Nuk kam asnjë dyshim se mund të ndodhë”, ka thënë Vuçiç për “Financial Times”. "Unë nuk jam budalla. Jam i vetëdijshëm se disa nga armët mund të përfundojnë në Ukrainë”, ka shtuar presidenti serb. Për shkak të kësaj, ka pasur fërkime me Rusinë, të cilës Serbia nuk i ka vendosur sanksione deri më sot. Vendi ka dënuar në mënyrë të përsëritur pushtimin e Ukrainës në Kombet e Bashkuara, por i ka rezistuar thirrjeve për të vendosur sanksione. Ndaj edhe shpesh, mediat perëndimore e kanë konsideruar qëndrimin e Vuçiç, si “politikë me dy karrige”. Kjo edhe sepse Serbia, dëshiron të vazhdojë pa pengesa rrugën drejt anëtarësimin në BE. Ndaj, ka qenë vazhdimisht nën presion nga blloku 27-anëtarësh, që shpesh i ka vendosur edhe kushte.
Kthesa e madhe
Megjithatë, deklarata e Vuçiç, se nuk është kundër që vendi i tij t’u shesë municion Ukrainës, për “Financial Times”, duket se është shenjë e fortë se aleati kryesor ballkanik i Rusisë po kthehet nga Perëndimi më në fund. I pyetur nëse ishte një hap i qëllimshëm për të fituar miratimin e kryeqyteteve perëndimore, presidenti serb pohoi se Beogradi u përpoq të vepronte në një “mënyrë neutrale”. Vuçiç pranoi se po ecte në kufirin mes Moskës dhe fuqive perëndimore por tha se nuk do të ndihmonte përpjekjet e luftës ruse. “Ne jemi bashkuar me të gjitha rezolutat e OKB-së”, tha ai, duke iu referuar rezolutave të OKB-së që dënojnë pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia. "Ne po i bashkohemi ndalimeve të rieksportit, të tilla si teknologjia e përdorimit të dyfishtë në mjetet ajrore pa pilot... Ne nuk do të jemi një qendër për rieksportin e asgjëje në Rusi", theksoi lideri serb.
Protestat në Beograd
Këto deklarata të Vuçiçit duhet parë edhe në kontekstin e trazirave të brendshme serbe, të cilat e kërcënuan seriozisht karrigen e tij, edhe pse protestave, duket se ende i mungon forca politike për ta përkthyer pakënaqësinë shoqërore në ndryshime politike. Protestat "Serbia kundër dhunës" janë mbajtur në të gjithë Serbinë gjatë pesë javëve të fundit, si përgjigje ndaj dy krimeve masive në të cilat u vranë 18 persona. Tubimet më masive janë në Beograd, ku dhjetëra mijëra njerëz marshojnë çdo të premte ose të shtunë duke kërkuar dorëheqjen e Vuçiç. Ndaj, ai duket se po kërkon edhe t'u bëjë të ditur protestuesve se është në anën e Perëndimit, edhe pse kjo do të zemërojë disi grupet pro-ruse. Vuçiç, duke tentuar të përshkruaj ftohjen e raporteve mes Beogradit dhe Moskës, tha se kohët kur ai fliste me presidentin rus Vladimir Putin çdo tre muaj kishin mbaruar, duke theksuar se ai nuk ka qenë në kontakt me Kremlinin për një vit përveç pritjes së vizitorëve nga Moska. “Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë,” tha ai.
Tensionet në veri
Po ashtu, duket se politika e re e Vuçiç, ka bërë që ai të fitojë edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve, madje edhe të aleatëve të padiskutueshëm të Kosovës, lidhur me përshkallëzimin e tensioneve në veri, pas Marton Dunai, gazetar i “Financial Times”, shkruan: “Sipas tre diplomatëve perëndimorë në rajon, dërgesa e municioneve serbe në frontin ukrainas ka qenë një faktor vendimtar në një ndryshim të dukshëm pasi SHBA, NATO dhe BE së fundmi mbështetën Serbinë në ndezjen e tensioneve etnike në Kosovë”.
Më të lexuarat


“Po planifikonin aneksimin e Veriut”/ Vjen reagimi i menjëhershëm nga ushtria serbe për akuzat e Kosovës

Ministrja Gërvalla bën paralajmërimin e fortë në median gjermane: Nëse ndërkombëtarët e tolerojnë Serbinë, do të ketë luftë

Petkoviç: Nuk duam që Perëndimi të mbështesë Serbinë, ja çfarë kërkojmë

Krim i rëndë në familje shumë pranë Shqipërisë, djali vret brenda në banesë nënën e tij dhe më pas...

Tërmeti i fuqishëm godet vendin shumë pranë Shqipërisë, ja ku ishte epiqendra

Ja si Vuçiç po bën “kurban” Radoiçiçin, presidenti nis përgatitjet për ekstradimin e nënkryetarit të Listës Serbe pas bisedës me Blinken, zbardhen prapaskenat e forta brenda Serbisë

Vuçiç “aktivizon” Vladimir Putinin, ja karta e fundit e presidentit serb për të qëndruar në pushtet pas shpërthimit të tensioneve në Veri

Sulmi në Veri të Kosovës/ Eksperti britanik zbardh prapaskenat e bujshme: Terroristët u trajnuan me automjetet që SHBA i dha Serbisë, Vuçiç duhet të japë shpjegime

“Synimi ishte krijimi i një korridori Kosovë-Serbi”/ Sulmi i armatosur i grupit serb, Albin Kurti zbulon prapaskenat e forta: Ishte pjesë e një plani më të madh për...

“Ka zëra se u negociua”/ William Walker ngre dyshime: Pse u lejua të largohej grupi i armatosur i Banjskës?
