Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, para se të shkonte në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku u votua Rezoluta për Srebrenicën, u prezantua në tabloidet e Beogradit si një superhero që shkon në një rrugë “sfiduese dhe të vështirë”. Pas miratimit të rezolutës, ai veshi flamurin serb, dhe shumë tabloide që raportojnë për të shtuan se presidenti e bëri këtë pavarësisht kundërshtimit të presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe sigurimit, të cilit ai dyshohet se iu kthye ashpër kur ata kërkuan që ai të hiqte flamurin dhe donte t’ia hiqte. OKB-ja konfirmoi se kjo nuk ka ndodhur, duke thënë se seanca ka kaluar në mënyrë paqësore, pa incidente. Sipas tabloidëve, seanca e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është shënuar edhe me faktin se pas miratimit të rezolutës, presidenti Vuçiç ka veshur flamurin e Serbisë. Portale të shumta që shkruanin për incidentin e supozuar gjatë mbështjelljes së flamurit përshkruanin sekuencën e mëposhtme të ngjarjeve: Në shenjë proteste dhe guximi, Vuçiç u mbështjellë me flamurin e Serbisë pavarësisht kundërshtimit të Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Sigurimi më pas ka kërkuar që presidenti i Serbisë ta heq flamurin, për të cilën Vuçiç është përgjigjur: “Askush në botë nuk do të ma marrë flamurin tim”. Shpalosja e flamurit shihet në transmetimin e drejtpërdrejtë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, por në asnjë moment nuk mund të dëgjohet apo të shihet protesta e Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Po ashtu, në transmetim nuk mund të shihet e as të dëgjohet se sigurimi i është afruar Vuçiçit apo i ka thënë diçka në lidhje me flamurin.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë