
Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin: Kërkon mëshirë nga Perëndimi për aferën McGonigal

Ndodh sërish në Bulqizë! Banorët u helmuan nga ndotja e ujit të pijshëm, reagon policia

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon dorëheqjen e ministres së njohur

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e bujshëm: Mbani frymën njerëz, do na e thojë vetë kryeministri

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe tërhiq policinë

Tensionet në Veri pas emërimit të 4 kryetarëve të komunave, BE sërish thirrje Kosovës: Të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme, situata duhet…

Emri/ Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe sqetull 54-vjeçari, zbardhen detajet e para

Vuçiç kritika ndaj Perëndimit, habit me deklaratën: Gabimi më i madh politik që kanë bërë, tanket për Ukrainën

Shkruar nga SOT.COM.AL 3 Shkurt 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka vlerësuar se gabimi më i madh politik i Perëndimit ishte vendimi për dërgimin e tankeve në Ukrainë, "veçanërisht tankeve gjermane". Sipas tij, me këtë vendim, Perëndimi e bashkoi popullin rus si askush më herët në qëndrimin e tyre ndaj luftës në Ukrainë.
Kështu tha Vuçiç gjatë seancës së 3 shkurtit në Kuvendin e Serbisë, ku pritet të miratohet raporti i Qeverisë serbe lidhur me dialogun me Kosovën. Më 25 janar, qeveria gjermane iu përgjigj thirrjeve të përsëritura të Kievit dhe miratoi dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, si dhe rieksportin e tyre nga vendet partnere.
Në të njëjtën ditë, presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi se SHBA-ja do t’i dërgojë 31 tanke luftarake M1 Abrams në Ukrainë. Gjatë seancës, Vuçiq tha gjithashtu se e respekton Rusinë, por nuk i shërben asaj.
“Unë e respektoj Rusinë, por nuk i shërbej Rusisë, i shërbej Serbisë,”- tha Vuçiç.
Serbia, aleate e Rusisë, ka refuzuar që t’i bashkohet shteteve perëndimore dhe Bashkimit Evropian, për t’i vendosur sanksione Moskës, për shkak të luftës ndaj Ukrainës.
Zyrtarët në Serbi, megjithatë, kanë përsëritur në disa raste se respektojnë integritetin territorial të Ukrainës dhe Serbia ka votuar për disa rezoluta në Kombet e Bashkuara që e dënojnë pushtimin e saj.
Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën një “operacion special ushtarak” për çmilitarizimin e Ukrainës. Perëndimi iu përgjigj Rusisë me sanksione të ashpra. Si rezultat i luftës në Ukrainë, mijëra njerëz kanë vdekur, ndërkaq miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
Më të lexuarat


Analistja amerikane zbulon frikën e presidentit Vuçiç: Egoja e tij nuk mund ta pranojë që...

Pas trazirave në Veri, Turqia i jep goditjen e fortë Serbisë, dërgon trupa ushtarake në Kosovë

Nuk ndalen protestat në veri të Kosovës, kryesisht gra të pranishme, ja si paraqitet situata

Sot ditë “zjarri” për Beogradin, Aleksandër Vuçiç luan kartën e fundit për të shuar protestat kundër tij, do infiltrojë provokatorë për të shkaktuar trazira, ja plani mizor

Konflikti në Veri vë në lëvizje ndërkombëtarët, Lajçak-Escobar vizitojnë Kosovën e Serbinë javën e ardhshme, QUINT dhe BE hartojnë planin me 8 pika për të ulur tensionet

Tensionet në Kosovë/ Deputeti gjerman zbardh prapaskenat dhe del me thirrjen e fortë: Pala kosovare duhet të ulë prezencën në veri, ja çfarë e çoi situatën në dinamikë të rrezikshme

Tensionet me Serbinë/ Albin Kurti i gatshëm për zgjedhje të reja në veri, ja kushti që ka për Beogradin

Ramush Haradinaj kërkon shkarkimin e Albin Kurtit pas tensioneve në Veri, thirrje deputetëve për mocion mosbesimi

Prokuroria në Hagë kërkon vazhdimin e masës së paraburgimit për Thaçin dhe Veselin, ja detajet

Përplasjet në veri/ Shtëpia e Bardhë del me thirrjen e fortë për Kosovën dhe Serbinë
