Olliver Ivanovic, ish-sekretari për Kosovën në qeverinë e Serbisë si dhe lider i Lëvizjes qytetare Serbia, Demokracia, Drejtësia, nga veriu i Mitrovicës, ka thënë se Kosova nuk është e interesuar për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.
Sipas Ivanovic, Prishtina është duke bërë çdo gjë që numri i serbëve të jetë sa më i vogël, pasi marrëveshjet nuk janë arritur dhe do të ketë shumë pak kohë për zbatimin e tyre.