BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Shëndeti

Dita Ndërkombëtare e Hipertensionit, Koçiu: 253 344 pacientë përfituan barna me rimbursim në 2023

Dita Ndërkombëtare e Hipertensionit, Koçiu: 253 344

Sot është Dita Ndërkombëtare e Hipertensionit Arterial, i quajtur vrasësi i heshtur dhe që prek mbi një miliardë individë në mbarë botën.

Në kuadër të kësaj dite, Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë zhvilluan sot një aktivitet ndërgjegjësues ku çdo qytetar mund të marrë konsulta shëndetësore falas si dhe këshilla nga mjekët për parandalimin e hershëm të kësaj sëmundjeje.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale theksoi se “253,344 pacientë kanë përfituar barna me rimbursim gjatë vitit 2023 për trajtimin e hipertensionit arterial”.

“Të shumtë janë ata të cilët nuk janë në dijeni të sëmundjes së tyre, prandaj kontrolli periodik, ekzaminimi, diagnoza dhe trajtimi janë katër hapat që çdo pacient në konsultë me mjekun e familjes duhet të ndjekë për të ruajtur shëndetin e tij”, tha Koçiu.

Qëllimi i Ditës Ndërkombëtare të Hipertensionit është ndërgjegjësimi i popullatës lidhur me presionin e gjakut, si dhe sfida që do të jetë depistimi i më shumë se 1.000.000 adultëve për tensionin e gjakut.


Rritja e presionit të gjakut është rreziku kryesor për vdekjen dhe paaftësinë në nivel botëror, kjo evidentuar sipas studimit të Barrës Globale të kohëve të fundit  të sëmundjeve dhe e theksuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Një nga pengesat kryesore për kontrollin efektiv të hipertensionit është thjesht se njerëzit nuk janë të vetëdijshëm nëse tensioni i gjakut të tyre është i lartë.