BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit politik të qarqeve të PS, nga largimi i Peleshit, Ballukut dhe Gjiknurit, te zhvendosja e Taulant Ballës dhe afrimi i Erion Braçes, Benet Becit dhe Pjerin Ndreut, zbardhet lista me emrat e rrezikuar...

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit
x
BREAKING NEWS

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë do të përfundojnë në xhepat e tyre, nga shpërblimet dhe deri te mënyra se si do ta marrin pensionin, flasin ekspertët

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë
x
BREAKING NEWS

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh nga SPAK dosjet e aferave me pronat në ushtri, emrat ‘VIP’ që po hetohen me themel, skandalet që rrezikojnë të fundosin Bajram Begajn dhe pse imuniteti nuk e shpëton dot nga prangat e...

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh
x
BREAKING NEWS

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë shkatërruar në Shqipëri, Nasip Naço nxjerr blof Niko Peleshin dhe zbardh skandalet e Ministrisë së Mbrojtjes, si përfunduan për skrap uzinat e municioneve   

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë
x
BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x

Shëndeti

Doni të keni një shëndet të mirë të zemrës? Provoni lëngun e jetës, ja si ta përgatisni dhe efektet në organizëm

Doni të keni një shëndet të mirë të zemrës?

Ngjyra nuk është i vetmi tipar i përbashkët i domates dhe karrotës. Studime të kohëve të fundit kanë treguar se fuqia e karrotës dhe domates shkon përtej pigmentit të tyre karakteristik.

Përbërës të fuqishëm bimorë të domates dhe karrotës ndihmojnë në parandalimin e rritjes së tensionit të gjakut dhe sëmundjeve të tjera të zemrës.

Një studim i publikuar në Revistën Amerikane të Zemrës tregoi se trajtimi afat-shkurtër me ekstrakte të domates së pasur me antioksidantë arriti të ulte tensionin e gjakut tek pacientët me hipertension të gradës 1.

Lëngu i domates mund të pasurohet më tej nëse përzihet me produkte të tjera po aq me vlerë. Këtu përfshihet lëngu i freskët i panxharit dhe i karrotës.

Por domatja shkon mirë edhe me perime të tjera. Lëngu i panxharit i përzier me lëngun e domates bashkojnë fuqitë kundër tensionit të gjakut.

Karrota është gjithashtu e pasur me beta-karoten, një antioksidant i fuqishëm që ndihmon paraqitjen dhe shëndetin e lëkurës dhe mbron ndaj shumë sëmundjeve.

Karrota përmban kalium i cili ndihmon në balancimin e nivelit të lartë të kripës si shkaktare të hipertensionit dhe mban tensionin e gjakut nën kontroll.

Shkencëtarët kanë zbuluar që likopeni tek domatja dhe karrota janë përgjegjëse për uljen e tensionit të gjakut tek njeriu.

Domatja, karrota dhe lëngu i panxharit rekomandohen për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, ose që po rimëkëmben nga probleme në zemër.

Lëngu i këtyre tre produkteve është i rekomandueshëm për shumicën e pacientëve që janë në procesin e rimëkëmbjes nga sëmundje të ndryshme.

Vlerat e këtij lëngu për lëkurën, përfshirë atë të fytyrës janë të pranuara anë e mbanë botës. Nëse e pini dy herë në ditë, do të keni mundësinë të luftoni më shpejt aknet dhe të shuani infeksionet që i shkaktojnë ato.

Sugjerohet të pini një gotë me lëng karrote, domate dhe panxhari në ditë dhe fytyra juaj do të ndrijë. Organizmi do të jetë i shëndetshëm gjithashtu.

Përbërësit e këtij lëngu pastrues janë:

·Gjysmë panxhari

·1 karrotë mesatare

·1 domate mesatare

·Kripë sipas dëshirës

·Limon sipas dëshirës

·2 gota me ujë të pijshëm

·Shtrydhëse frutash ose mikser

Metoda e përgatitjes:

1.Qëroni panxharin, domaten dhe karrotën dhe hidhini në mikser duke shtuar një gotë ujë. Nëse dëshironi mund të përdorni një shtrydhëse.

2. Kur të tre përbërësit të jenë bërë një masë e vetme, shtoni më shumë ujë dhe vazhdoni me përzierjen, deri sa lëngu të jetë i njëtrajtshëm sipas preferencës tuaj.

3. Shtoni lëng limoni, pak kripë dhe përziejeni mirë.

4.Pijeni menjëherë pa e kulluar, në të kundërt do të humbisni fibrën e nevojshme.

Kujdes

Lëngu duhet pirë deri në 15 minuta pas përgatitjes ose do të oksidohet dhe vlerat e tij do të fillojnë të humbasin.