Mjekësia tradicionale është një degë e mjekësisë që shpesh na ndihmon për të shmangur probleme të ndryshme, që mund të kemi me fytyrën tonë. Përmes recetave të ndryshme që ne mund të përgatisim në shtëpi jemi në gjendje që të eliminojmë poret e hapura në fytyrë.
Për të eliminuar një problem të tillë është e rëndësishme që të përdorni këtë recetë që përgatitet me anë të vezës dhe portokallit. E bardha e vezës mund të jetë tepër e dobishme në rastet e rrudhave dhe lëkurës të thatë. E bardha e vezës në kombinim me vitaminën C që ndodhet në portokall, është përzierje e përsosur për forcimin e lëkurës, eliminimit të qelizave të vdekura dhe mbylljen e poreve të hapura.
Përbërësit që ju nevojiten për të përgatitur atë janë: 1 e bardhë veze, lëng shtrydhur nga 1 kokërr portokall.
Në fillim do të merrni një të bardhë veze dhe shtoni lëng portokalli. Përziejeni derisa të krijohet një masë homogjene, më pas aplikoni maskën duke përdorur një furçë. Pastaj lëreni të thahet në fytyrë dhe lani fytyrën me ujë të ngrohtë si zakonisht.