Për vlerat ushqyese që ka vaji i ullirit është konsideruar si një nga mrekullitë e natyrës. Vaji i ullirit përmirëson lëkurën, flokët dhe të gjithë trupin si dhe parandalon shfaqjen e sëmundjeve kronike dhe sjell përfitime të tjera shëndetësore si:
Mbron shëndetin e zemrës.
Vaji i ullirit ul mundësinë e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës në 41%. Për shkak të polipenolit që përmban, ai normalizon nivelet e kolesterolit në trup.
Përmirëson sistemin imunitar.
Vaji i ullirit përmban antioksidantë që e mbajnë sistemin imunitar të sigurtë nga infeksionet.
Ndihmon në rënie peshe.
Vaji i ullirit përmban yndyrna të shëndetshme dhe mundëson djegien e yndyrës trupore në mënyrë më të shpejtë.
Vaji i ullirit redukton rrezikun e shfaqjes së kancerit dhe sëmundjeve të tjera kronike e mendore.