Për poret e hapura në fytyrë të cilat janë shumë të pakëndëshme ka menduar mjekësia tradicionale e cila mund t’ju ofrojë disa këshilla dhe receta të përgatitura në shtëpi. Një recetë shumë e përdorur përgatitet me anë të vezës dhe portokallit.
E bardha e vezës mund të jetë tepër e dobishme në rastet e rrudhave dhe lëkurës të thatë.
E bardha e vezës në kombinim me vitaminën C që ndodhet në portokall, është përzierje e përsosur për forcimin e lëkurës, eliminimit të qelizave të vdekura dhe mbylljen e poreve të hapura.
Përbërësit që ju nevojiten:
1 e bardhë veze
Lëng shtrydhur nga 1 kokërr portokall
Metoda e përgatitjes:
Merrni një të bardhë veze dhe shtoni lëng portokalli. Përziejeni derisa të krijohet një masë homogjene.<br />
Aplikoni maskën duke përdorur një furçë. Pastaj lereni të thahet në fytyrë dhe lani fytyrën me ujë të ngrohtë si zakonisht.