Profesori dhe mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo ka reaguar me anë të një postimi në “Facebook” në lidhje me një rast tepër të rëndë me të cilin po përballen fëmijët sot në Tiranë. Bëhet fjalë për Varicelën ose në gjuhë popullore Lija e dhenve, e cila së fundmi është konstatuar tek një pjesë e fëmijëve në kryeqytet. Në shkrimin e tij Dr. Kalo tregon shenjat dhe zbulon recetën e kurimit, ndërkohë që iu dërgon mesazh qytetarëve, duke ua bërë të qartë se dijet merren në çdo kohë.
“RIKUJTESË dhe DIJEDHËNIE me shpresën e mirëkuptimit si dhe të dëshirës për DIJEMARJE/DIJENXËNIE….. VARICELA/LIJA e dhenve e shkaktuar nga virusi i Varicela-Zooster, është një nga sëmundjet ekzantematike që prek fëmijët kryesisht para moshës 6 vjeç…. MJEKSIA HUMANE njeh një grup jo të vogël sëmundjesh kryesisht me origjinë virale, të cilat mundet për lehtësi studimi e diagnostikimi të tyre, të grupohen si EKZANTEMA FEBRILE… Pesë prej tyre kalohen sikundër edhe Varicela para moshës 6 vjeç, dhe që kanë elementë në lëkurë të përngjashëm POR jo të njëjtë, si dhe me shtrirje dhe ecuri/evolucion jo të njëjtë të tyre dhe të vetë sëmundjes…. VARICELA KURRË NUK MUNDET TË GABOHET ose të merret për një sëmundje tjetër ekzantematike, NËSE një episod pseudogripal 24-48 orësh ndiqet nga dalja e elementëve ekzantematozë, të cilët shtrihen nga lart poshtë dhe mundet të përfshijnë të gjithë trupin….
KARAKTERISTIKE dhe PATOGNOMONIKE të elementëve ekzantematikë në diagnostikimin e drejtë të Varicelës, për të mos u konfonduar me sëmundje të tjera febrile ekzantematike, janë:
1- elementët shtrihen edhe në lëkurën me flokë të kokës,
2- shtrihen për një kohë të shkurtër nga lart poshtë në të gjithë trupin, duke “kursyer” në përgjithësi pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve,
3- ato për një kohë të shkurtër 24-48 orë evoluojnë nga makul/ njollë e kuqe, në papul/kokërzë, vezikul/puçërz me lëng të tejdukshëm ose në të bardhë në brendi të saj, deri në stadin final krustë/koriçkë…..
KËTO KATËR ELEMENTË të ecurisë/evolucionit të Varicelës në një kqyrje të kujdesshme të të sëmurit vërehen pranë ose edhe në distancë nga njëra tjetra…..
MUNDET të parandalohet nëse fëmijët vaksinohen….Për shumë vende vaksina kundër Varicela-Zoster hyn në skemën e vaksinimit të detyrueshëm, ose ajo mundet të sigurohet privatisht nga prindërit në rrjetin farmaceutik dhe tu aplikohet fëmijëve të tyre…..Imunizimi i fituar nga kalimi i sëmundjes ose vaksinimi janë të përhershëm….
KUJDES me të sëmurët për të ulur mundësinë e përhapjes së Varicelës:
A- ata/ato duhen mbajtur larg mjediseve para ose shkollore për së paku dy (2) javë pas shfaqjes së sëmundjes,
B- të evitohet kontakti me gratë shtatzëna si dhe
C- të sëmurët me imunodefiçienca si HIV/AIDS, të sëmurët që marin kortikosteroidë apo imunodepresorë për sëmundje autoimune apo pas transplanteve të organeve, të sëmurët nën rrezatim ose kemioterapi për arësye të sëmundjeve të ndryshme kanceroze, etj.)….
Njihen “format abortive” të sëmundjes në rast të mos imunizimit të plotë të individëve pas vaksinkmit ose kalimit të sëmundjes, ose “rikthimet” në rast të sëmundjeve serioze imunodefiçitare….. Në gratë shtatzëna ose në format serioze të sëmundjes përdoret me efiçiencë preparati Aciclovir në tableta ose në formën venoze të saj, si dhe pomadë okulare nëse ka ngacmime të konjuktivave. Ekziston edhe imunoglobulina anti-varicelë për të sëmurët e mësipërm… Në format e zakonshme të sëmundjes antipiretikët e llojit Paracetamol ose Ibubrufen jipen për të kontrolluar episodet febrile…. Pudra me Menthol 2% përdoret për të lyer lezionet e lëkurës, si dhe antihistaminikët tip Lordes, Dristan, Citerizin, etj. jipen para gjumit sikundër edhe pudrosja e lezioneve kutane, për të minimizuar kruarjen e tyre, çka favorizon mbiinfektimet bakterore të tyre ose lënien e vragave pas kalimit të Varicelës/Lisë së dhenve….. DIKUR tema “Ekzantemat febrile” ka qënë pjesë e leksioneve të mia, për aq kohë sa paaftësia profesionale dhe mediokriteti patronazhisto-konformist politik, më lejoj të shërbeja edhe si dijedhënës në Auditoret e Fakultetit të Mjeksisë….. Knowledge is a power to be share….. Togethet forever and ever”, shkruan profesori dhe mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo.