Banania është një bimë që ka një sërë përdorimesh të shëndetshme për organizmin tonë. Banania gjen përdorim si në konsum ashtu dhe në përdorime të ndryshme ditore. Disa nga përdorimet e bananes janë:
Keni pika të zeza në fytyrë?
Do ta fërkoni fytyrën me pjesën e brendshme të lëkurës së bananes për 15 minuta. Pastaj fytyrën do ta shpëlani me ujë të rrjedhshëm.
Keni në oborr apo në ballkon trëndafil të mbjellë?
Do ta prisni lëkurën e bananes në copa të vogla, do të gërmoni në rrëzën e trëndafilit dhe do ti vendosni copat aty. Edhe vetë do të Çuditeni me rezultatin, kur të Çelin trëndafilat.
Doni që këpucët apo çanta juaj prej lëkure të shkëlqejë? Fërkojini me pjesën e brendshme të lëkurës së bananes dhe ato do duken si të porsablera.
Kolltuku prej lëkure është shumë i pistë?
Fërkojeni me lëkurë bananeje dhe pastrojeni me një pecetë të pastër. Do të shkëlqejë.
Ju bënë gishtat me bojë shkrimi? Me t’i fërkuar me lëkurë bananeje, do të pastrohen.
Nëse vendosni copa të vogla lëkure bananeje në vazot e luleve, do t’i shpëtoni nga parazitë të ndryshëm. Lëkurën e bananes mund ta përdorni edhe për të shkëlqyer gjethet e bimëve zbukuruese që mbani në mjediset e brendshme të shtëpisë.