Adriatik BALLA
Situata te kombëtarja franceze nuk është aspak e qetë para ndeshjeve të 1-8-ave në Euro 2024. Siç raportohet nga e përditshmja “L’Equipe”, trajneri Didier Deshamps dhe i riu Eduardo Kamavinga patën një debat të ashpër pas barazimit kundër Polonisë. Një barazim që e detyroi Francën të renditej në vendin e dytë në grup. Nga konferenca për shtyp kishin dalë disa zëra, ku trajneri francez u ankua për mungesën e reagimit nga lojtarët që morën përsipër të luajnë në pjesën e dytë, por që nuk mundën të ndikonin në ndeshje. Dje, para stërvitjes, Deshamps iu afrua lojtarëve të tij. Ndërsa Kamavinga po i lidhte këpucët, trajneri e pyeti me sarkazëm: “A je gati, Kama? Le të fillojmë”, tha ai. Menjëherë më pas, gjatë seancës së nxehmjes, Deshamps u rikthye për t’u përballur me mesfushorin e Realit të Madridit. Nga pamjet, duket se të dy po diskutonin për këpucët e tij të futbollit. Në dy momente të veçanta, lojtari ka treguar qartë tabanin e këpucës së tij, duke i shpjeguar me sa duket trajnerit diçka. Edhe pse ishte një dialog i shkurtër, është e qartë se Deshamps donte të trajtonte dhe sqaronte disa çështje me lojtarin e tij. Ndërkohë që tek Franca ka probleme të brendshme, duket se për disa përfaqësuese që janë eliminuar vijojnë problemet me UEFA-n për shkak të sjelljes së tifozerive të tyre. Kështu, Kroacia të premten ka marrë gjobën më të madhe nga UEFA për ndonjë përfaqësuese në “Euro 2024”, ndërsa është dënuar për herën e tretë. Federata e Futbollit e Kroacisë ka njoftuar se është gjobitur me 105 mijë euro nga UEFA për sjellje jo të mirë të tifozëve në ndeshjen e fundit të fazës grupore ndaj Italisë. Kroacia e Shqipëria mund të marrin tjetër dënim. “Associated Press” ka njoftuar se po hetohet për racizëm ku u përfshinë tifozët kroatë e shqiptarë, në ndeshjen Kroacia – Shqipëria, që përfundoi 2:2. Federata e Futbollit të Kroacisë u dënua për gjuajtje të gjësendeve në fushën e lojës me 45 mijë euro, për ndezjen e fishekzjarrëve me 30 mijë euro dhe për sjellje të papranueshme të tifozëve me 30 mijë euro. Për ndeshjen kundër Shqipërisë, Kroacia kishte marrë gjobë prej 27 mijë e 500 eurove për shkak se tifozët ndezën dhe hodhën fishekzjarrë. Tri gjoba për tri ndeshje i janë ndarë Shqipërisë, e fundit të enjten. Federata kroate ka përfituar 9.2 milionë euro nga UEFA për pjesëmarrje në Evropian. Ndërkohë, Kroacia vijon të marrë goditje nga UEFA për sjelljen e keqe të tifozëve shfaqur në duelet e grupit B, madje ka nisje të një hetimi të dyfishtë për Kroacinë dhe Shqipërinë pasi dyshohet se tifozeritë e tyre shpalosën rhirrje raciste në duelin e 19 qershorit.
“Nuk mban më ujë pilafi”/ ‘Shpërthen’ Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri
Luiz Ejlli është një nga personazhet më të komentuar të momentit. Edhe pse kaloi kohë nga edicioni i “BBV” ku...
Lexo më shumë