Gjermania do të përballet me pretendentët e tjerë për trofeun, Spanjën, në ndeshjen çerekfinale të Euro 2024 të premten, duke shpresuar t’i japë fund një ecurie pa fitore në turnetë kundër La Roja që nga viti 1988.
Gjermanët po shijojnë turneun e tyre më të mirë ndërkombëtar në tetë vjet, me tifozët vendas që mezi e presin titurllin e parë të përfaqësueses së tyre në një dekadë.
Kjo ndeshje, me dy skuadrave me performancëm më të mirë në ktë turne, shihet si një finale e parakoshme.
Spanja kaloi në grupin e saj duke I fituar të tri ndeshjet. Sulmuesët anësorë Lamine Yamal, i cili është lojtari më i ri që ka luajtur në një europian në moshën 16-vjeçare, dhe Nico Williams kanë krijuar një partneritet të shkëlqyer që ka tmerruar ekipet kundërshtare me lojën e shpejtë dhe krijuese.
Me Fabian Ruiz që komandon lojën e spanjollëve, dhe që ka marrë pjesë duke shënuar ose asituar në gjysmën e golave që ka shënuar La Roja. Mesfushori i PSG-së ka një karakteristikë të rëndësishme, që shpesh quhet “zotërim me qëllim”, cila synon lëvizje me top gjithnjë përpara në vend që thjesht të mbajë topin ose ta kthejë pas.
Fitorja e tyre 4-1 ndaj Gjeorgjisë në raundin e 16-të konfirmoi formën e tyre të mirë me fitoren e tyre të katërt në katër ndeshje, ndërsa ata kërkojnë rekordin, titullin e katërt evropian.
Gjermanët, të cilët gjithashtu e kanë fituar turneun tre herë, iu desh të “gërmojnë” thellë për të kryesuar grupin e tyre me një barazim kundër Zvicrës përpara fitores së tyre 2-0 në fazën eliminatore ndaj Danimarkës.
Por është mënyra se si mbrojtja e tyre përballet me futbollin sulmues të Spanjës ka të ngjarë të vendosë rezultatin.
Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka një vendim të vështirë për të marrë për pozicionin e mbrojtësit të majtë, me David Raum dhe Maximilian Mittelstaedt. Ai potencialisht mund të zgjedhë një opsion më mbrojtës, me Benjamin Henrichs.
“Nuk duhet të fshihemi kundër Spanjës. Si skuadër ne mundemi më shumë sesa thjeshtë të përballojmë ata. Edhe ne gjithashtu kemi cilësi shumë të mira si ekip. Unë mendoj se spanjollët kanë më shumë respekt për ne sesa priren ta pranojnë publikisht.” – tha kapiteni Ilkay Gundogan.
Gjermanët janë gjithashtu përballë një ecurie 36-vjeçare pa fitore në turne të mëdhenj kundër Spanjës me fitoren e tyre të fundit që daton në Euro 1988.
Ata humbën gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2010 ndaj tyre, si dhe finalen e Euros 2008, ndërsa gjithashtu pësuan një humbje 6-0 në Ligën e Kombeve katër vjet më parë.
“Nuk dua të ofendoj askënd, por ne kemi ekipin më të mirë në këtë turne. Ne do të luftojmë për të dhe e dimë se çfarë kemi përpara, që është Gjermania Është makina e njohur gjermane. Do të jetë një ndeshje shumë e ngushtë, por ne kemi shumë besim në lojën tonë” – tha trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente.