Portugalia e Çekia u përplasën mbrëmë në kuadër të grupit F, si ndeshja e fundit e raundit të parë të ndeshjeve në grup në finalet e Europianit të Gjermanisë. Ky takim pritej me interes jo vetëm për të parë potencën e Portugalisë si një prej skuadrave pretendente, por edhe zbritjen në fushë të yllit të saj, Kristiano Ronaldo, për të cilin ky është Europiani i gjashtë në karrierë, një rekord që vështirë se do të thyhet në të ardhmen. Pjesa e parë midis tyre u mbyll 0-0, ku të dy ekipet luajtën kujdesshëm, pa shumë nerv dhe duke mos lënë hapësirë për rivalët. Në pjesën e dytë do të ndodhnin surpriza të shumta, pasi intensiteti i lojës u rrit shumë. Në fillim shënuan çekët, me anë të Provod në minutën e 62-të, në një moment kur lojën po e bënte Portugalia. Por portugezët do të reagonin shpejt dhe barazuan shifrat në minutën e 69-të me anë të autogolit të Hranac. Pas këtij momenti portugezët e rritën ndjeshëm volumin sulmues, pasi çekët u rreshtuan me forca të shumta në mbrojtje. Shënoi me kokë Jota në të 87’, por VAR e anoloi për pozicion jashtë loje të Ronaldos më parë. Megjithatë, në minutën e parë shtesë, Portugalia gjeti golin e fitores me anë të Gonçeiçaos, nga Brenda zones, gol që i dha fitoren 2-1. Ndërkohë, po dje në kuadër të grupit F, Turqia e trajnerit italian Montela triumfoi 3-1 ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen e zhvilluar në “Singal Iduna Park”. Turqia ia doli për të marrë maksimumin, por në fushën e lojës asgjë nuk ishte e thjeshtë edhe pse përballë ishte skuadra e vetme debutuese e Euro2024, por Gjeorgjia meriton vlerësimet maksimale për paraqitjen e bërë. Mert Muldur kaloi në avantazh turqit në minutën e 25-të me një supergol nga distanca, një goditje që nuk i dha asnjë mundësi reagimi portierit Mamardashvili. Dy minuta më pas, Turqia realizoi edhe golin e dytë me Yildiz, por VAR e anuloim për offside. Pavarësisht këtij momenti, Gjeorgjia reagoi duke ndryshuar ritmin e ndeshjes dhe gjeti golin e barazimit me Mikautadze që përfitoi nga një pasiguri në portën e Gunok dhe shënoi golin e historisë për kombëtaren e tij. Pjesa e dytë ishte tepër e luftuar, me raste dhe ritëm nga të dyja skuadrat, teksa Arda Guler tregoi të gjithë potencialin e tij, klasin dhe saktësinë në minutën e 65-të duke rikthyer në avantazh Turqinë, teksa në krahun tjetër, ekipi Sagnol nuk u dorëzua dhe kërkoi të shfrytëzonte të gjitha mundësitë. Por, gjeorgjianët s’patën fat e në minutën e 7-të të shtesës, pas një goditje nga këndi ku Mamardashvili la portën bosh me shpresën për të ndihmuar skuadrën e tij, Akturkoglu shfrytëzoi momentin për të realizuar edhe golin e tretë.
Si rrallë herë, Efi na prezanton me familjen e saj të plotë (Foto)
Efi Dhedhes përherë di të shfaqet e kuruar deri në detajin e fundit. Në të shumtën e rasteve, ajo publikon...
Lexo më shumë