Adriatik BALLA
Lajmet që qarkullojnë në media të ndryshme europiane dhe amerikano-latine se tekniku brazilian Silvinjo nuk do ta vazhdojë kontratën e tij me Shqipërinë duket se nuk janë thashetheme por mes tyre ka gjëra të vërteta. Në fakt, sa më shumë kalojnë ditët aq më shumë Silvinjon e kërkojnë klube të rëndësishme në Brazil dhe në Europë dhe nuk përjashtohet mundësia që Silvinjo të nisë një karrierë si trajner klubi, gjë që ka qenë edhe ëndërr e kahershme e tij. Së fundmi janë mediat braziliane që thonë se klube portugeze dhe braziliane janë të interesuara për teknikun e kombëtares së Shqipërisë.
Situata
Përfundimi i aventurës së Shqipërisë në Euro 2024, ka mbyllur edhe aventurën e trajnerit Silvinjo në pankinën e kuqezinjve. Teknikut brazilian i mbaroi kontrata dhe për momentin nuk ka bërë asnjë hap para për rinovimin e saj edhe pse FSHF i ka bërë një propozim atij prej disa muajsh për të drejtuar kuqezinjtë në rrugëtimin drejt Botërorit 2026. Megjithatë, trajneri heziton pasi ka marrë edhe oferta të tjera gjatë këtyre ditëve, me ekipe portugeze të interesuara për të, e jo vetëm. Falë kualifikimit të Shqipërisë, karriera e Silvinjos është ringjallur dhe për të janë hapur dyer të rëndësishme që dukeshin të mbyllura, pas aventurave aspak të mira me Korinthians dhe Olimpik Lion. Në këto ditë, në Brazili ka filluar të qarkullojë përsëri emri i tij dhe media e njohur braziliane “Sambafoot”, ka hedhur hipotezën që Silvinjo mund të kthehet përsëri të marrë drejtimin e klubit të Korinthians. Ai është një idhull për tiozerinë vendase pasi ka qenë futbollist i kësaj skuadre, por aventura e tij si trajner atje në vitet 2021-2022, nuk shkoi siç pritej. Klubi ka shkarkuar dje trajnerin Antonio Oliveira pas rezultateve të dobëta të kohëve të fundit dhe portali i “Sambafoot” shpjegon në shkrimin e tij se Silvinjo mund të jetë një alternativë për t’u marrë në shqyrtim nga drejtuesit e klubit në fjalë, ndonëse nuk ka sinjale konkrete që të ketë kontakt mes palëve deri tani.
Qëndrimi i Dukës për çështjen “Silvinjo”
Pak ditë më parë kreu i FSHF-së Armand Duka, në një intervistë që dha për mediat në Kosovë, vuri në dukje faktin se federate e drejtuar prej tij ishte e interedsuar të nrinovonte me Silvinjon dhe se ky rinjovim do të ndodhte javën e ardhshme. Ai konfirmoi se Silvinjo ëhstë me pushime, dhe do të kthehet në Shqipëri javën e ardhshme. Kontrata përfundon me mbylljen e Europianit, praktikisht i bie të jetë mbyllur, kështu që ose do të kemi rinovim, ose do të ketë largim. “Kontrata me trajnerin ka mbaruar pas Europianit. Ne i kemi propozuar rinovimin që në janar. Besoj se tani së shpejti do e finalizojmë. Ne kemi pasur biseda. Secili njeri mendon për veten e tij. Nëse i vjen një shifër marramendëse, edhe mund të shkojë. Kontrata është e përfunduar kur e firmos në letër. Gjasat që të rinovojë, sigurisht që është mbi 50%. Ne bëjmë aq sa mundemi për ta mbajtur, nuk mund të bëjmë më shumë se kaq. Në karrigen time, duhet të mendosh të gjitha gjërat. Dëshira për ta pasur është aq e madhe, sa ia kemi bërë që në janar ofertën për rinovim. Pas kthimit në Shqipëri bëmë një festë të vogël me stafin. Sot Silvinjo iku të pushojë dhe do të rikthehet për të vendosur për të ardhmen. Do vendosim para se të përfundojë Europiani. Do shkojmë ta shikojmë finalen bashkë. Nëse del një klub i La Ligës dhe i jep 5 milionë euro, e ka hallall. Mançini la Italinë për një ofertë të majme”, tha Duka.
Kishin përplasje brenda shtëpisë së BBV3, dy ish-banoret tani shijojnë pushimet bashkë
Roza Lati dhe Françeska Murati duket se po kalojnë pushimet me njëra-tjetrën, me dy ish-banoret e BBVIP 3 që duket...
Lexo më shumë