Pas shkarkimit të Maximilianno Allegrit nga stoli i “Zonjës së Vjetër”, skuadra ka bërë me dije se Thiago Motta do të jetë trajneri i ri i Juventusit. Klubi bardhezi ka bërë me dije përmes një njoftimi në faqen zyrtare deklaratën e shumëpritur duke prezantuar teknikun e ri italo-brazilian.
Vetë trajneri në fjalët e para si bardhezi, shprehu ambicien për t’i bërë tifozët të lumtur.
”Jam shumë i lumtur që filloj një përvojë të re në krye të një klubi të madh si Juventusi.
Falenderoi pronarët dhe menaxherët, të cilët i siguroj për të gjithë ambicien time për të mbajtur ngjyrat e Juventusit lart dhe për t’i bërë tifozët të lumtur”.
View this post on Instagram
View this post on Instagram