Në letër, Franca ishte dhe mbetet një nga ekipet favorite të këtij Evropiani, por në fushë ekipi i Deschamps është shumë larg këtij statusi. Ndaj Belgjikës mjaftoi një autogol me fat, në katër ndeshje të këtij Evropiani, “gjelat” kanë shënuar vetëm 3 gola, dy prej tyre autogola, dhe një penallti e Mbappe, shifra që ndezin alarmin, por nuk e sheh në këtë mënyrë Deschamps:
“Zhvilluam një ndeshje në nivel të lartë, u përgjigjëm mirë në fushë, në 90 minuta krijuam diçka më shumë se sa Belgjika. I vetmi peng është që nuk konkretizuam rastet që krijuam. Të arrinim çerekfinalet është një rezultat i rëndësishëm për ne, edhe pse ne jemi mësuar me këtë. Mbi Francën ka gjithnjë pritshmëri të mëdha, por ky është një Evropian me nivel të lartë.
Thuram dhe Mbappe? Së bashku me ta është edhe Griezmann. Thuram mund të bëjë më mirë, tek Inter është rritur shumë, e ka cilësinë për të bërë më shumë. I njëjti diskutim edhe për Mbappe”, u shpreh Deschamps në konferencë për shtyp.
Jul Deda ‘terheq’ deklaratën e bujshme për Luizin, cfarë e bëri aktorin që të ‘pendohet’
Deklarata e Jul Dedës në “Top Arena” ku tha se është lojtari më i mirë Shkodran që ka pasur BBV...
Lexo më shumë