Do të shkojë apo jo këtë verë në krye të Real Madrid trajneri Karlo Ançeloti? Kjo është pyetja që mungonte deri dje shumicën e tifozëve të Realit, të Paris Saint Germainit por edhe shumë klubeve të tjera. Por lajmet e para të bëra publike dje paradite flisnin për një marrëveshje kompromisi midis teknikut italian dhe klubit parisien, pra që Ançeloti ta lerë Parisin e të shkojë në kryeqytetin spanjoll, për të marrë Realin e Madridit. Kështu, telenovela Ançeloti-Real-PSG po shkon drejt puntatës së saj të fundit. Siç raporton francezja "Le Parisien", tekniku italian i kampionëve të Francës e ka gjetur tashmë akordin me drejtuesit e klubit duke e lejuar të largohet një vit para përfundimit të kontratës. Gjuha e përbashkët mes palëve është gjetur mbrëmjen e djeshme dhe zyrtarizimi pritet të vijë gjatë ditës së sotme ose nesër. PSG po punon për të gjetur akordin me një prej teknikëve Hidink ose Laudrup në mënyrë që të bëjë publike edhe marrëveshjen me Ançelotin, i cili tashmë mund të shkojë i lirë drejt Real Madrid. Mbetet të qartësohen edhe disa gjëra të vogla deri në zgjidhjen e plotë të problematikës së krijuar.
Ronaldo mund të largohet nga Reali
Kristiano Ronaldo mund të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere. Përmes një postimi në rrjetin social “Tëitter”, ylli portugez e ka përjashtuar, të paktën për momentin, vazhdimin e kontratës, e cila i skadon në vitin 2015. “Të gjithë zërat për vazhdim të kontratës janë fals”, ka shkruar 28 vjeçari. Presidenti i ‘Los Blancos”, Florentino Perez është duke e bërë të pamundurën që përfaqësuesi portugez ta vazhdojë kontratën me klubin nga “Santiago Bernabeu”. Për CR7, interesim ka shprehur Monako, e cila është e gatshme t’i paguajë 100 milionë euro. Ndërsa, Mançester Junajtid insiston ta rikthejë në “Old Trafford”, duke ia ofruar Real Madridit 76 milionë euro, plus kartonin e mesfushorit portugez Nani. Adriatik BALLA