Erjon Bogdani nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Sulmuesi shqiptar e kaloi sezonin e fundit në Siena, me të cilën nuk arriti të mbijetojë në Serie A. Përfaqësuesi shqiptar e ka paralajmëruar largimin nga ekipi bardh e zi, ndërsa nuk e fsheh dëshirën që të luajë edhe një vit në elitën e futbollit italian. “Unë ndihem mirë, përkundër moshës. Këtë vit e kam demonstruar se mund të luaj ende në Serie A. Më duhet të bisedoj me menaxherin, kam disa propozime nga jashtë Italisë dhe nga Serie B. Dua të luaj në nivele të larta edhe një vit, më pas të shohim”, ka thënë tiranasi për mediat italiane. ‘Bogu’ nuk e ka përjashtuar mundësinë që të kthehet në Salernitana, ku kishte zhvilluar 38 ndeshje dhe kishte realizuar 8 gola. Sa i përket Sienës, Bogdani ndien keqardhje që ky ekip nuk arriti të shpëtonte pa rënë nga liga, edhe pse 7-8 xhiro pa përfunduar kampionati shpresonte ende. Penalizimi prej -6 pikësh i kushtoi këtij ekipi me rënie në një kategori më të ulët garash. Duke u kthyer te sulmuesi shtatlartë i kombëtares tonë, mësojmë se Bogdani ka pasur një pakënaqësi ndaj trajnerit De Biazi për ndeshjen ndaj Norvegjisë, pasi dëshiroi aktivizimin në fushë diktuar dhe nga rrethanat ë solli ndeshja. Madje ka specialistë të mirëfilltë që e kanë mbështetur këtë ide, duke e kritikuar për herë të parë De Biazin për zgjedhjen e bërë. Specialistë t nisen dhe nga fakti se Bogdani, duke qenë i fuqishëm në luftën në ajër, und të mbante norvegjezët të mbërthyer në portën dhe gjysmëfushën e tyre, pra për t’i dhënë skuadrës tonë hapësirë më shumë në mesfushë. Por De Biazi mendoi të mbronte rezultatin dhe kthimi i skuadrës prapa bëri që kundërshtari të diktojë presion në zonë e të barazojë shifrat vetëm pak minuta para mbylljes së takimit. De Biazi nuk e angazhoi “Bogun” dhe 36-vjeçari mendon se italiani ka gabuar në zgjedhje. Gjithsesi, është rast sporadik, pasi barazimi me Norvegjinë ishte në fund të fundit një rezultat i mirë për ekipin tonë.
Të gjithë prisnin këngën, Ylli dhe Dhurata surprizojnë kështu fansat
“A ki sy me pa që zemra do me m’plas”- është kjo fjalia që çdo kush e këndon në çdo...
Lexo më shumë