Mbrëmë në “Signal Iduna Park” në Gjemrani u zhvillua gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampioneve, pikërsiht dueli midis Borusias së Dortmundit dhe Paris San Zhermenit, një ndeshje që prodhoi mjaft emocione, por edhe një rivalitet të spikatur në fushën e lojës. Nga dueli i mbrëmshëm, përtej rezultatit, vlen të thuhet se futbolli është bërë shumë pragmatik, racional, ndaj në fushë nuk dihet asnjëherë kush fiton, pasi ndikojnë shumë faktorë që mund të përmbysin edhe pritshmëritë për skuadra të caktuara që shihen si favorite. Kështu, Paris San Zhermen mund të jetë një ekip teknikisht më lart se Borusia e Dortmundit, por në duele të tilla të mëdha si kjo e mbrëmshmja në Champions League, ndikon motivimi i grupit, saktësia në veprime, disiplina taktike dhe padyshim besimi në vetvete. Mbi të gjitha, përballë një rivali më teknik duhet të vraposh më shumë, për ta bllokuar atë dhe pikërisht këtë gjë bëri mbrëmë edhe skuadra gjermane, e cila në pjesën e parë ushtroi shumë presion dhe në fund u shpërblye mer një gol që ka vlerë, nga Fullkrug në minutën e 36-të. Ishte pikërisht ky gol që i dha epërsinë Borusias së Dortmundit që e mbylli fraksionin e parë të lojës 1-0 në favor të saj. Në pjesën e dytë kampionët e Francës e rritën ndjeshëm volumin e lojës, nisën të sulmonin me furi në kërkim të golit të barazimit, teksa u përpoqën të hapnin shtigje që të çonin tek goli. Por mbrojtja gjermane u tregua në lartësinë e duhur, duke u mbrojtur me forca të shumta dhe duke u përpjekur të shfrytëzonte në ekstrem kundërsulmin. Gjermanët vijuan të vraponin më shumë, ndërkohë që trajneri i PSG-së, Luis Enrike, në mesin e pjesës së dytë aktivizoi Kolo Muanin dhe Beraldon në vend të Barkolës dhe Hernandezit. Kjo bëri që PSG të shtyjë akoma më shumë përpara. Por pavarësisht përpjekjeve që bëri, trajneri Enrike nuk mundi ta ndryshonte rrjedhën e ndeshjes, e cila u mbyll me fitoren e Borusias së Dortmundit me rezultatin minimal 1-0, falë një mbrojtjeje të hekurt që treeguan verdhezinjtë në pjesën e dytë. Ndeshja e kthimit gjysmëfinale do të luhet pas dy javësh, në “Parkun e Princave”. Dy ditë më parë, dueli tjetër gjysmëfinal, ai midis Bajernit të Mynihut dhe Realit të Madridit përfundoi në barazim 2-2. Sipas shuëm specialistëve, pretendent këtë sezon për të fituar Champions League është Reali i Madridit.
Marina Vjollca bën dedikimin e embël për Getoar Selimin: Sytë e mi ende ndizen…
Reperi i njohur shqiptar Getoar Selimi, ditën e sotme feston ditëlindjen e tij të 42. Getoari është padyshim një nga...
Lexo më shumë