Pas Mërgim Brahimit, që solli njerëz të besuar të bised0ojnë me zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit për të mundësuar kthimin në Kom batare, duket se ed he të tjerë lojtarë po e bëjnë një gjë të tillë, saqë është vënë në vështirësi vetë federata jonë e futbollit. Por kjo e fundit ka nxjerrë një klauzolë që ua ndalon “tradhtarëve” të rikthehen në gjirin e ekipit kombëtar dhe do të jetë e vështirë që të kthehen pas për të mundësuar që elementët që janë penduar të riveshin fanellën kuqezi të përfaqësueses tonë. Një tjetër lojtar ka bërë një deklaratë të fortë në këtë drejtim. Është fjala për Elvis Kabashin, i cili është penduar për letrën dërguar Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) në mars, me të cilën kërkonte që mos të thirrej më nga Kombëtarja. Mesfushori shqiptar thotë se është përlotur gjatë ndeshjes së Shqipërisë kundër Norvegjisë dhe ka kërkuar që të rikthehet sërish në Kombëtare. “Tani kuptoj pse më keni quajtur tradhtar”, shkruan Kabashi. Edhe unë, si çdo shqiptar, e ndjek, e shoh dhe e adhuroj kombëtaren shqiptare. Të gjithë mund të gabojnë dhe gabimi im më i madh ishte ajo letër drejtuar FSHF-së”, ka shkruar Kabashi në faqen e vet zyrtare në Facebook. “Jam përlotur para ndeshjes me Norvegjinë, kam qarë nga fjalët e komentatorit, jam drithëruar nga ajo tifozeri e mrekullueshme dhe atë ditë kam marr një vendim shumë të rëndësishëm. Kam vendosur të rikthehem në kombëtaren shqiptare dhe ju lutem më bëni një vend aty pranë jush e më mbështesni, ashtu si kombëtaren. Mos më quani më tradhtar, sepse më vret shumë ajo fjalë”. Tashmë shihet nëse FSHF do të pranojë pendesën e tij dhe do ta grumbullojë sërish, duke qenë se ajo ka miratuar një vendim, sipas të cilit, askush nuk do të grumbullohet më me Kombëtaren, nëse e refuzon një herë atë. Por, duke parë moshën e re të Kabashit dhe vlerat e tij, FSHF ndoshta duhet ta mendojë mirë vendimin që ka marrë, duke qenë se bëhet fjalë për një futbollist me potencial të madh, i cili është titullar tek të rinjtë e Juventusit, një prej ekipeve më të forta në Europë. Kabashi ka shkëlqyer sidomos në ndeshjet që zhvilloi vi tin e kaluar përfaqësuesja jonë U-19 ndaj Italisë, Belgjikës e Bjellorusisë, duke u treguar një lojtar inteligjent, me teknikë të madhe dhe mjaft i pozicionuar nga ana taktike, gjë që binte lehtë në sy. Kabashi si duket mori një vendim të nxituar në mars, pas f t eses që trajneri Xhani De Biazi i bëri mbrojtësi shkodran të Empolit Elseid Hysaj. Pikërisht për këtë Kabashi, i cili deri në ato momente shpresonte të merrte ftesë, të paktën për pjesëmarrje, vendosi që të braktisë Shqipërinë, duke thënë se kishte ndërmend të luante me U-19 të Italisë apo në të ardhmen me kombëtaren italiane. Mbetet të qartësohet ditët e ardhshme qëndrimi që do të mbajë Federata Shqiptare e Futbollit, pasi kemi të bëjmë me një supertalent, i cili mund të sjellë dobi për ekipin e Xhani De Biazit. Natyrisht që vendimi i marrë nga Komiteti Ekzekutiv është i rëndë për lojtarët që nuk pranojnë që me herën e parë fanellën e Kombëtares, por ndoshta klauzolat e vendimit mund t’i japin shansin mesfushorit të talentuar Elvis Kabashi. Adriatik BALLA