Xhani De Biazi nuk i kaloi parashikimet e orëve të fundit për formacionin, për më tepër që kish te mungesa të rëndësishme në mbrojtje e mesfushë. Angazhoi në portë siç pritej Etrit Berishën, ndërsa në mbrojtje rreshtoi Dallkun, Mavrajn, Agollin dhe Telin. Në mesfushë f uti në qendër Bashën dhe Bulkun, ndërsa në krahë Vilën e Valdet Ramën. Në sulm, në pozicion e të ndryshme Salihin e Çanin. Kishte shumë besim te Salihi dhe ashtu kishin të gjithë, por mbrëmë shkodrani shkoi deri në traversë, pa e ndalur topin në rrjetë. Praktikisht ky ishte formacioni më i mirë i mundshëm. Dje u f utin në fushë dhe Osmani, Kaçe e Hysaj si zëvendësues, por kë to ishin zgjedhje të trajnerit në një moment ku ndeshja ishte n ë epërsi nga skuadra jonë dhe po bëheshin përpjekje për të mbrojtur barazimin. Përpjekjet e trajnerit rezultuan në fakt të kota, pasi tani që ka përfunduar ndeshja, mund të thuhej pa frikë se do të ishte më mirë që skuadra të mos tërhiqej. Gjithsesi, zgjedhjet e De Biazit nuk janë komentuar shumë, pasi ai është kompetenti kryesor në skuadrën kuqezi.
Të gjithë prisnin këngën, Ylli dhe Dhurata surprizojnë kështu fansat
“A ki sy me pa që zemra do me m’plas”- është kjo fjalia që çdo kush e këndon në çdo...
Lexo më shumë