Me nisjen e merkatos nuk pritet vetëm largime dhe afrime lojtarësh, por tregu do të prekë edhe pankinat, ku shumë trajnerë kanë lëvizur tashmë e shumë të tjerë janë në rrugë e sipër. Një nga teknikët që pret të marrë drejtimin e një skuadre është dhe Hoze Murinjo, por tekniku portugez ende nuk ka gjetur skuadrën e duhur, pasi dihet që ai ka ambicie të drejtojë skuadra që kanë lakmi trofetë e mëdhenj e luajnë në Champions League. Kështu, ish-trajneri i Romës, Hoze Murinjo, është gati të nisë një aventurë të re trajneri, këtë herë ligën kryesore të Turqisë. Pasi u shkarkua nga Roma në janar, “Special One” priti që të vinte projekti i duhur. Sipas Gianluka Di Marzio të “Sky Sport”, disa oferta nga Turqia mbërritën në prag të verës për Murinjon. Tekniku portugez më në fund ka vendosur të përqafojë projektin e Fenerbahçes. Negociatat u zhvilluan mes menaxherit të Murinjos dhe drejtorit sportiv të Fenerbahçes, Mario Branko, i cili, ashtu si Murinjo, është portugez. Di Marzio raporton se Murinjo pritet të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me Fenerbahcen, pra deri në vitin 2026. Hoze Murinjo është shndërruar indirekt një nga protagonistët e mëdhenj të zgjedhjeve presidenciale te Fenerbahçe, që do të mbaheshin në qershor. I pari që e shfrytëzoi emrin e tij si një burim të vërtetë elektoral ishte Aziz Yildirim, ish-president i Fenerbahçes për dhjetë vjet deri në vitin 2018, i cili javët e fundit ka dashur t’ia besojë stolin portugezit. Sipas asaj që raportohet në “Abola”, Ali Koç, president aktual i klubit, i cili po rikandidon për një mandat të ri trevjeçar, jo vetëm që ëndërron për Murinjon, por tashmë ka shkuar shumë më tej, aq sa ka arritur një marrëveshje me të. Siç thamë, në lidhje me “Special One” foli Aziz Jildirim, kandidati për president i Fenerbahçes. Jildirim ka zgjedhur kartën Murinjo për të marrë pronësinë e klubit nga Stambolli, teksa në prononcimin e fundit u shpreh se është gati t’i plotësojë çdo dëshirë. “Jose më tregoi se e pa ndeshjen tonë të fundit në kampionat kundër Istanbulsporit. Me shumë mundësi do të ketë ndjekur edhe derbin ndaj Gallatasarait. Ne do të bëjmë gjithçka që ai do të kërkojë. Do të mundohemi të blejmë lojtarët që ai do. Paratë nuk janë aspak problem, sepse Fenerbahçe ka gjithmonë para”, theksoi ai. 61-vjeçari nga Setubali, Murinjo, qëndron pushim prej 16 janarit, datë kur u shkarkuar nga Roma. Ideja e kalimit në futbollin turk e intrigon jo pak.
Marina Vjollca bën dedikimin e embël për Getoar Selimin: Sytë e mi ende ndizen…
Reperi i njohur shqiptar Getoar Selimi, ditën e sotme feston ditëlindjen e tij të 42. Getoari është padyshim një nga...
Lexo më shumë