Teuta vijon prej disa ditësh stërvitjen me ngarkesë të lartë fizike për t’u përgatitur maksimalisht për aventurën europiane. Djemtë e Detit të Enjten në mëngjes do të nisen drejt Bullgarisë për fazën përgatitore, ku do të qëndrojnë deri më 27 Qershor. Portieri durrsak Bledian Rizvani, nuk e fsheh optimizmin për kalimin e një turi në Europa League, duke shpresuar se edhe shorti t’i rezervojë Teutës një kundërshtar të lehtë. Grupi që mbylli sezonin, me ndonjë përforcim cilësor, sipas Rizvanit garanton sukses edhe për sezonin e ardhshëm. Në seancën e fundit që u zhvillua në aneksin e “Niko Dovanës” munguan disa nga titullarët e Teutës, por zv/trajneri Sedat Pajaziti siguroi se para nisjes për në Bullgari, grupi do të jetë i plotë. Shorti i Champions League dhe Europa League, kompeticione ku marrin pjesë katër skuadra shqiptare, Skënderbeu, Kukësi, Teuta dhe Laçi, do të hidhet më 24 Qershor, në Nion të Zvicrës.
Të gjithë prisnin këngën, Ylli dhe Dhurata surprizojnë kështu fansat
“A ki sy me pa që zemra do me m’plas”- është kjo fjalia që çdo kush e këndon në çdo...
Lexo më shumë