Shqip ër ia nuk mundi të shfrytëzojë maksimalisht ndeshjen e djeshme ndaj Norvegjisë, duke u ndarë në barazim 1-1, por që mban gjallë shpresat e të dyja ekipeve. Stadiumi kombëtar “Qe mal Stafa” ishte mbushur mbrëmë në kapacitetin e tij të plot ë dhe dekori kuqezi ishte i mrekullueshëm, nga tifozët të a ardhur nga të katër anët e botës, sidomos nga Kosova e Maqedonia. Në një atmosferë elektrizuese, skuadra e De Biazi bëri maksimumin e saj por duhet pranuar se mungesat e lojtarëve të rëndësishëm luajtën shumë rol, gjë që u duk në fushë nga një mungesë lidhjeje midis reparteve. Skuadra jonë kombëtare e udhëhoqi ndeshjen deri në fund, pasi shënoi që në pjesën e parë Valdet Rama, por pikërisht në 5 minutat e fundit norvegjezët barazuan dhe takimi u mbyll 1-1, ku të dy ekipet morë nga një pike shprese. Edhe pse Kombëtarja priste me ankth ta fitonte takimin, ajo sërish ruan pozicionin në vend të dytë.
Ndeshja
Pjesa e parë ishte më e mirë për ekipin tonë, pasi pati më shumë raste për shënim dhe ishte dominues edhe në mbajtjen e topit. Por norvegjezët ishin përgatitur për të mos lëshuar asnjë milimetër terren në këtë takim të kthimit, diktuar nga disfata e pësuar në takimin e parë. Ata luanin në presion dhe me ndër hyrje të ashpër, gjë që ndikoi të dëmtohen që në fillim të ndeshjes dy mbrojtësit tanë Mërgim Mavraj e Armend Dallku, që luajtën shumicën e ndeshjes të fashuar në kokë. Momenti më i mirë për skuadrën tonë kombëtare ishte i Salihit që në dhjetë minutat e pa ra, por shkodrani mbrëmë nuk ishte në atë lartësi që të gjithë prisnin. Megjithatë, një emër i ardhur së fundmi në ekipin kombëtar bë ri diferencë. Ai ish te Valdet Rama, absolutisht lojtari më i mirë i skuadrës tonë në ndeshjen e mbrëmshme, i cili, së bashku me Migjen Bashën ishin të shkëlqyer. Në minutën e 41-të të takimit, pas disa përpjekjeve të njëpasnjëshme, Rama futet bukur në zonë nga e majta, pasi shmang një mbrojtës gjuan rrufeshëm me të djathtën dhe topi përfundon në rrjetë, duke mos u evituar dot nga portieri mik pavarësisht zgjatjes së tij. Pjesa e dytë ishte gjithashtu shumë e bukur në minutat e para të saj, por norvegjezët nuk shfaqen asnjëherë të rrezikshëm në zonën tonë, qoftë dhe për meritë të Mavrajt e kompani, që ishin në lartësinë e duhur. Por me kalimin e minutave edhe skuadra jonë ndërmerr aksione sulmuese dhe pas një krosimi të Dallkut, Salihi me kokë e për plas topin në traversë. i pafat shkodrani në këtë takim. Lodhja bën të sajën dhe De Biazi nxiton të bëjë ndryshimet, duke futur në fushë lojtarë mbrojtës. Në vend të Salihit angazhon Osmanin e në vend të Vilës angazhon Ergys Kaçen. Minutat kalonin dhe Kombëtarja e kishte gjendjen nën kontroll. Por pikërisht atëherë kur nuk pritej, ndodhi dhe ndëshkimi. Një goditje këndi nga norvegjezët nxjerr të pa vendosu r mirë mbrojtjen tonë. Shtatshkurtri norvegjez Hogli shënon me kokë në qendër të port ës tonë, duke mos i dhënë mundësi reagimi Berishës. Minutat e fund it ishin një ankth i paparë për ekipin tonë, pasi norvegjezët sulmonin nga të dy krahët dhe në një rast ishte ndërhyrja e Mavrajt që shpëtoi portën. Në fund një fërshëllimë e gjyqtarit la të hidhur skuadrën tonë dhe të gëzuar norvegjezët. Një pikë për ta ishte mjaft e mirë ashtu si shkuan gjërat, ndërsa zhgënjimi ishte për kuqezinjtë, që prisnin tri pikët dhe ishin vetëm 3 minuta larg fitores, por në të 87’ u prish ëndrra. Gjithsesi, me 10 pikë në vendin e dytë nuk jemi keq, por është fakt kokëfortë dhe i dëmshëm që tre nga katër ndeshjet e mbetura luhen jashtë dhe kjo nuk është favorizuese.
Ndeshjet e Kombëtares
Shqipëri-Qipro 3-1
Zvicër-Shqipëri 2-0
Shqipëri-Islandë 1-2
Shqipëri-Slloveni 1-0
Norvegji-Shqipëri 0-1
Shqipëri-Norvegji 1-1
Në shtator
Slloveni-Shqipëri
Islandë-Shqipëri
Në tetor
Shqipëri-Zvicër
Qipro-Shqipëri
Ndeshjet e djeshme
Shqipëri-Norvegji 1-1
Islandë-Slloveni 2-3
Sot
Zvicër-Qipro
Renditja
Zvicra 11
Shqipëria 10
Islanda 9
Norvegjia 8
Sllovenia 6
Qipro 4 Adriatik BALLA