Në prag të ndeshjes Shqipëri – Norvegji, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit botëror ‘Brazili 2014’, Kryeministri shqiptarë, Sali Berisha, ka vizituar rezidencën e Kombëtares shqiptare, në Durrës. Në mesditën e së martës Berisha ka takuar lojtarët dhe stafin drejtues të Kombëtares. Ai ka nënvizuar rëndësinë e kësaj ndeshjeje në planin kualifikues për në “Botërorin 2014”, ndaj ka thënë se pret rezultat pozitiv në ndeshjen me Norvegjinë. “Ju garantoj se do të përpiqemi t’u mbështesim edhe më shumë, ju e meritoni plotësisht këtë. Keni dëshmuar talentin, aftësinë e duhur. Futbolli është një sport me një dinamizëm të paimagjinueshëm. Nuk jam një shikues i rregullt i futbollit, por e ruaj këtë për kulme. Kur pashë spanjollët në Evropianin e kaluar thashë paskan arritur qiellin, kur pashë gjermanët në finalen e Ligës së Kampioneve ishin më larg se qielli’, ka thënë Berisha. “Sytë e shqiptarëve kudo që jetojnë e punojnë do të jenë në stadiumin “Qemal Stafa” më 7 qershor, ndaj presim fitoren, edhe pse loja është lojë dhe s’ka asgjë të sigurt. Gjakftohtësia është kryesore, emocionet nuk duhet të errësojnë mprehtësinë e lojtarëve në fushë”, përfundoi Berisha.
Si u njoh Princeshë Diana me Mbretin Charles III?
Mbretëresha e Zemrave, siç e quanin, më 1 Korrik do të festonte ditëlindjen e saj të 63-të, po të mos...
Lexo më shumë