Kapiteni i Bajernit të Munihut, Filip Lahm e konsideron si perfekt, sezonin e fundit të Bajernit të Munihut. Gjiganti Bavarez i fitoi të gjithë trofetë e mundshëm të sezonit, përfshirë këtu Ligën e Kampionëve, Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë. “Me ‘treshen’, fillon një epokë e madhe e titujve për Bajernin. Me Guardiolën do ta kemi një trajner të rëndësishëm dhe të gjithë lojtarët tanë janë në një moshë ideale dhe kanë kontrata afatgjate. Bajerni ka të ardhme të sigurt dhe të suksesshme”, deklaroi përfaqësuesi gjerman për tabloidin gjerman “Bild”. Entuziazmi në radhët e Bajernit është shumë i madh dhe siç shihet dhe nga qëndrimi i kapitenit Lahm, bavarezët synojnë të përsërisin suksesin e këtij edicioni edhe në sezonin e ri me trajnerin katalanas që pritet të marrë drejtimin e Bajernit, Peb Guardiolën.
Si u njoh Princeshë Diana me Mbretin Charles III?
Mbretëresha e Zemrave, siç e quanin, më 1 Korrik do të festonte ditëlindjen e saj të 63-të, po të mos...
Lexo më shumë