Merkato është hapur anekënd Europës dhe ajo që të habit është se në Durrës, aty ku ka qenë e grumbulluar për disa ditë me radhë skuadra jonë përfaqësuese, kanë ardhur shumë menaxherë për të parë ndeshjen. Një ndër ta ishte dhe drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, misioni i të cilit ish te mbrojtësi kosovar Mërgim Mavraj. Mbrojtësi ka treguar si me kombëtaren tonë ashtu dhe me klubin tij Greuther Further në Bundesligën gjermane se është një lider, lojtar me cilësi të larta teknike dhe natyrisht premtues, sidomos me avantazhe të pakrahasueshme për qetësinë që e karakterizon. Shumë syresh thonë se Mavraj është “i ftohtë akull”, që nënkupton se ai luan profesionalisht pa u ndikuar nga emocionet. Duke u kthyer te qëllimi i Igli Tares, mësojmë se Mërgim Mavraj i bashkohet kolonisë së shqiptarëve të Lacios. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, drejtori sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare, ndodhet në Tiranë ku arriti të mbyllte marrëveshjen me lojtarin e kombëtares shqiptare, i cili do të rreshtohet përkrah kapitenit kuqezi, Lorik Cana në repartin e tërhequr të ekipit të drejtuar nga Vladimir Petkoviç. Sipas burimeve të sigurta për gazetën italiane, Lacio do të paguajë 2.3 milionë euro te Greuther Furth për kartonin e mbrojtësit që pritet të ulet në Romë gjatë ditëve në vazhdim për të hedhur firmën në kontratë. Pas rikthimit të Greuther Furth në Bundesliga 2, disa skuadra gjermane mes të cilave Shtutgart dhe Hofenheim u hodhën në sulm për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit, por duket se Lacio përfitoi nga miqësia e drejtorit sportiv me lojtarin shqiptar, për t’i lënë pas rivalët në garën për të arritur te Mavraj. Mbrojtësi pëlqehet, kjo është një e vërtetë, për më tepër që Mërgim Mavraj ka treguar dhe në Kombëtaren tonë se është nga më të dalluarit e saj, duke dhënë garanci në qendër të repartit të mbrojtjes.
Të gjithë prisnin këngën, Ylli dhe Dhurata surprizojnë kështu fansat
“A ki sy me pa që zemra do me m’plas”- është kjo fjalia që çdo kush e këndon në çdo...
Lexo më shumë