Mançester Junajtid hidhet në sulm për të siguruar shërbimet Robert Levandovskit dhe Çesk Fabregas. Sipas “Daily Mail”, kampionët e Anglisë fillimisht kanë marrë konsensusin e dy futbollistëve në fjalë për të nisur tratativat me skuadrat respektive, Borusian e Dortmundit dhe Barcelonën, që nëse u vjen oferta e duhur janë gati të nënshkruajnë marrëveshjen. Por nga ana tjetër, prestigjiozja gjermane “Bild” konfirmon se Borusia Dortmund po bën gjithçka për të rinovuar me sulmuesin polak, të cilit i ofron trefishim të rrogës, nga 1.5 në 4.5 milionë Euro në sezon. Tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e Levandovskit.
Të gjithë prisnin këngën, Ylli dhe Dhurata surprizojnë kështu fansat
“A ki sy me pa që zemra do me m’plas”- është kjo fjalia që çdo kush e këndon në çdo...
Lexo më shumë