Duke filluar nga portierët Sajmir Ujkani dhe Etrit Berisha e deri te sulmuesit Erjon Bogdani dhe Edgar Çani, shumica e lojtarëve të ekipit to në kombëtar janë në pritje të mësojnë emrin e skuadrës së re e ideale për ta në sezonin e ri. Shumica e titullarëve të përfaqësueses tonë synojnë të shkojnë në një klub më të fortë apo të ndryshojnë për mirë skuadër, me bindjen se performancat e mira që kanë bërë në sezonin e shkuar e sidomos me ngjyrat e fanellës së Kombëtares, kanë tashmë më shumë shanse për të qenë edicionin e ri pjesë e një skuadre të njohur. Natyrisht që shanse të mëdha ka sidomos p portieri kryesor i Kombëtares tonë Etrit Berisha, i cili kalimin te Fulhami në Angli e sheh si një opsion të realizueshëm dhe mjaft të mirë për të. Por e keqja është se klubi anglez nuk ka shfaqur javët e fundit ndonjë interesim në rritje, pavarësisht se muaj më parë klubi në fjalë ishte shumë pranë marrëveshjes me gjigantin e portës tonë të përfaqësueses. Berisha luan me Malmon në kampionatin suedez dhe pritet që në këtë merkato vere të arrijë akordin me një klub të madh. Kohë më parë edhe disa skuadra italian e patën shfaqur hapur interesim për të, por për momentin nuk ka ndonjë lëvizje konkrete. E vetmja skuadër që ka pasur bisedime direkte është Fulhami, për të cilën dhe vetë Berisha thotë se mbetet opsioni më i mirë. Nga ana tjetër, portieri Sajmir Ujkani dëshiron të kthehet te Palermo këtë verë, pasi te Kievo po qëndron në stol dhe nuk ka shanse aktivizimi. Interesim për të kanë shfaqur dhe disa skuadra të Serisë B italiane, por për këtë kategori Ujkani dëshiron kthimin vetëm te Palermo. Skuadra siciliane luan këtë edicion në Serinë B. Në mbrojtje ka gjithashtu dilema rreth shumë emrave. Andi Lila pritet të braktisë kampionatin helen këtë verë për të kaluar në një skuadër angleze. Shanset e mbrojtësit kuqezi janë të mira, pasi ai ka qenë lojtari kryesor i PAS Janinës. Për më tepër që Lila ka një “CV” shumë të pasur me angazhimin e tij si profesionist dhe në Kombëtaren Kuqezi. Ansi Agolli është një tjetër futbollist që kërkon një mundësi të re, pavarësisht se te Karabaku në Azerbajxhan ka gjetur rehatinë e duhur. Një tjetër mbrojtës që kërkon një mundësi të re është dhe Debatik Curri. Ai ka braktisur skuadrën turke Gençerbirligi dhe shpreson të rikthehet te Vorskla Poltava. Edhe mesfushori Ervin Bulku synon të gjejë një skuadër më të fortë se sa Sepahani iranian. Ofertat nga klubet kroate mund të vlerësohen më shumë nga mesfushori kuqezi i Kombëtares në muajt e verës. Odise Roshi është mesfushor me potencial dhe interesimi për të dhe nga skuadra të Serisë A kanë qenë evidente, megjithatë, ai është nën kontratë me Këlnin, pavarësisht se është i huazuar te FSV Frankfurt. Sulmuesit janë ata që kanë pasur më shumë probleme. Bogdani mund të quhet pa skuadër, ndërkohë që oferta e parë ka ardhur nga Vareze. Por “Bogu” është shprehur para pak ditësh se ai ka ende energji dhe dëshiron të luajë me një skuadër të Serisë A. Edgar Çani dëshiron gjithashtu një vend titullari në një skuadër të Serisë A. Katania, edhe pse është në Serie A, e ka lënë shumë në stol dhe sulmuesi i kombëtares tonë dëshiron një hapësirë më shumë. Së fundmi, Salihi, edhe pse ka nënshkruar për një vit me skuadrën e Jagntsu në Kinë, vështirë se do të qëndrojë gjatë me kinezët, kështu që pista europiane i shkon më për shtat sulmuesit shkodran. Adriatik BALLA
Të gjithë prisnin këngën, Ylli dhe Dhurata surprizojnë kështu fansat
“A ki sy me pa që zemra do me m’plas”- është kjo fjalia që çdo kush e këndon në çdo...
Lexo më shumë