Mesfushori Migjen Basha është optimist për fitore ndaj Norvegjisë dhe ka besim të plo9t ë se grupi i futbollistëve kuqezinj do ta thotë si duhet fjalën e tij në ndeshjen e së premtes ndaj norvegjezëve. Meha, Lila dhe Roshi luajnë në nivele të larta dhe natyrisht mungesat e tyre janë të rëndësishme. Nuk mendoj se do të kemi probleme. Ne atje fituam pasi ishim kompaktë dhe i bëmë gjërat mirë. Këtë herë kemi pak ndryshime por nuk kemi probleme. Prania e tifozëve do të na ndihmojë shumë, pasi ky është një motivim i madh për mua e të gjithë lojtarët. “Qemal Stafa” do të jetë arma jonë plus në këtë ndeshje. Tri pikët janë objektivi ynë, por nuk merr fund këtu, pasi ne kemi edhe ndeshje të tjera të rëndësishme jashtë fushës tonë dhe që kanë po ashtu peshë në këto eliminatore. Do t’i vlerësojmë hap pas hapi ato takime, për momentin vëmendja jonë është e përqendruar në ndeshjen ndaj norvegjezëve”, tha Basha, i cili ka sjellë një cilësi më të mirë në ekipin përfaqësues.
Si u njoh Princeshë Diana me Mbretin Charles III?
Mbretëresha e Zemrave, siç e quanin, më 1 Korrik do të festonte ditëlindjen e saj të 63-të, po të mos...
Lexo më shumë